Mbajtën të fshehtë shtatzëninë, Enrique Iglesias dhe Anna Kournikova na prezantojnë me vajzën e porsalindur

Feb 14, 2020 | 16:20
SHPËRNDAJE

Enrique Iglesias dhe Anna Kournikova u bënë prindër për herë të tretë.

Dhe çifti i famshëm më në fund kanë konfirmuar lajmin duke na prezantuar me të porsalindurën.

Anna solli në jetë një vajzë dhe këngëtari publikoi foton nga materniteti duke shkruar: “Rrezja ime e diellit.”

Ndërsa zbuloi se vajza lindi më 30 janar.

Çifti janë prindër edhe të binjakëve 2-vjeçarë Lucy dhe Nicholas.

Edhe ylli i tenisit publikoi një foto në Instagram duke mbajtur vogëlushen në kraharor dhe duke e përqafuar.

Çifti janë bashkë që nga viti 2001. Ata e mbajtën të fshehtë shtatzëninë e Annës derisa ajo u fotografua disa javë më parë me barkun e rrumbullakosur në varkë.

Ishte vëllai i këngëtarit që zbuloi lajmin e ardhjes në jetë të foshnjës duke pranuar që ishte bërë xhaxha.

   

    

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura