Mazhoranca miraton e vetme “projektligjin për regjistrimin e biznesit”/ PD nuk merr pjesë në votim: Shqipëria në zonën gri për klimën e sipërmarrjes dhe pastrimin e parave

Jan 26, 2022 | 10:53
SHPËRNDAJE

Mazhoranca ka miratuar e vetmi projektligjin për “Regjistrimin e biznesit, të ndryshuar”. Në Komisionin e Ligjeve zv/ministri i Financave, Besart Kadia prezantoi këtë pr/ligj duke thënë se sugjerohet që vlera e gjobës që mund të aplikohet në këtë projektligj të jetë 60 mijë lekë.

biznese

Ky pr.ligj i miratua me 10 vota të mozhorancës, ndërsa opozita nuk pranoi të merrte pjesë në votim.

Deputetja e PD-së, Dhurata Çupi u shpreh se këto ndryshime nuk tregojnë asgjë, sepse siç tha ajo raportet ndërkombëtare vleresojne se Shqipëria është në zonën gri sa i takon klimës së biznesit dhe pastrimit të parave.

DISKUTIMET NE KOMISIONIN E LIGJEVE

Besart Kadia: Qëllimi i këtij pr akti është ndryshimi i pikave 2 dhe 3 të nenit 74 të ligjit nr. 9723, datë 3.5.2007 “Për regjistrimin e biznesit” të ndryshuar”” në lidhje me vlerat e gjobave të deklarimit të regjistrit tregtar të të dhënave të pavërteta dhe mos përmbushjes të detyrimit për regjistrimin fillestar brenda afateve.

Në raporton e progresit për Shqipërinë thuhet se duhet të ketë një kuadër ligjor të përshtatshëm për shkelje të detyrimeve të regjistrimit dhe të zbatojë sanksionet më proporcionale dhe bindëse

Sugjerohet që vlera e gjobës që mund të aplikohet në këtë projektligj të jetë 60 mijë lekë.

Objektivat janë forcimi i detyrimit për deklarimin e të dhënave të vërteta  në regjistrin nga ana e subjekteve, forcimi i detyrimit për kryerjen e regjistrimin, rritja e konkurrueshmërisë si dhe rritja e transparencës.

Dhurata Çupi: Sa është numri i rasteve të konstatuara dhe gjobitura në 8 vitet e fundit për deklarim të dhënash dhe sa është numri i mos regjistrimeve në 8 vitet e fundit.

Besart Kadia: Nuk kemi të dhëna për 8 vite, por për 3 vitet e fundit kanë qenë 218 biznese në regjistrimin fillestar dhe  859 biznese për bilance vetëm në 2019. Janë 1000-1050 për 3 vitet e fundit.

Dhurata Çupi: Sjella e ndryshimeve ligjore është më tepër për të treguar se ju po bëni diçka. Por në fakt kjo nuk është ajo që bizneset vuajnë sot. Sot ka raporte ndërkombëtare që tregojnë se sa i përket klimës së biznesit dhe pastrimit të parave jemi në zonën gri.

Ne  jemi në raporte regresive. Ne kemi raporte nga DASH nga TI, nga struktura ndërkombëtare që ne kemi një qeveri dhe administratë të korruptuar. Kemi raporte regresive sa i takon pastrimit të parave. Kjo është një luster e hedhur.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura