“Mazhoranca juaj është njollosur nga disa skandale”/ Rama për median franceze: Ne kemi marrë përsipër të…

Jun 25, 2022 | 19:01
SHPËRNDAJE

Kryeministri Edi Rama ka folur mbi sistemin e drejtësisë në Shqipëri për të cilën thotë se shtetet e rajonit e konsiderojnë një model.

edirama

Në një intervistë për median franceze “France 24”, Rama është pyetur lidhur me skandalet e mazhorancës.

Sipas tij, zhvillimet në PS nuk janë njollosje e mazhorancës, por një fryt i punës së sistemit të ri të drejtësisë.

Rama: Unë nuk kam qenë asnjëgherë optimist për zgjidhjen. Ka një shans shumë të vogël. Nëse zgjidhet, shumë mirë, nëser jo ne sigurisht që do kërkojmë të ndahemi. Shqipëria është në pararojë të vendeve të rajonit. Ne vazhdojmë zbatimin e reformës në drejtësi që është konsideruar nga të gjithë një model. Po ju jap një shembull, nëse ju do të pyesnit këdo në Shqipëri para 3-4 vitesh nëse ky apo ai mund të imagjinonte një ditë gjatë jetës së tij një person me pushtet politik para një gjykatësi apo në burg, do ju thoshte jeni krejt të çmendur. Sot nuk ka vetëm por disa raste. Po, por ata ishin edhe pjesë e mazhorancës tuaj.

Pyetje: Mazhoranca juaj është njollosur kohët e fundit nga disa skandale.

Rama: Njollosje është fjalë shumë e madhe. Jo, bëhet fjalë për një vullnet, vullnetin  tonë. Ne kemi marrë përsipër sfidën e madhe për të reformuar sistemin e drejtësisë dhe e kemi thënë. Nuk reformojmë për të thënë tanët janë të paprekshëm dhe tuajët janë të dënueshëm. Kjo reformë është për të gjithë. Për këtë arsye Shqipëria ka sot një sistem drejtësia që ka nisur hetimet por nuk është në standartet e një vendi të BE-së siç është Franca.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura