May dha ultimatum, Rusia nuk ‘trembet’ nga Britania: Ja deklarata e fortë nga Moska

Mar 14, 2018 | 17:47
SHPËRNDAJE

Pas ‘ndëshkimit’ të dhënë sot nga Britania e Madhe dhe ultimatumeve  për të dhënë përgjigje për substancën e përdorur gjatë helmimit të ish-spiunit Skriptal, Rusia ka vendosur që të mos i përgjigjet këtij ultimatumi.

Theresa-May-and-Vladimir-Putin-687598

Në një deklaratë Kremlin deklaron se Moska nuk do të pranojë asnjë kërcënim të pabazuar ose ultimatume.

Moska zyrtare vijon të mbajë të njëjtin qëndrim se Rusia nuk ka të bëjë aspak me helmimin e dyshuar të agjentit të dyfishtë rus Sergei Skripal.

 

“Pozicioni i Moskës (për rastin Skripal) është i njohur … Moska nuk kishte të bënte me incidentin që ndodhi në Britaninë e Madhe”, tha të martën zëdhënësi i Kremlinit Dmitri Peskov.

 

Po ashtu u tha se nuk do t’i përgjigjej ultimatumit të vendosur nga kryeministrja britanike Theresa May, e cia  kërkoi një shpjegim për “helmimin” e 66-vjeçarut Skripal dhe bijës së tij.

Peskov shtoi se Moska mbetet e hapur për “bashkëpunim në hetimin e rastit”. Ai tha gjithashtu se:

“Fatkeqësisht, nuk kemi pasur ndonjë reciprocitet nga pala britanike,”.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura