Maxhoranca nuk tërhiqet, rrëzon edhe dy kandidatë të Nishanit për në Gjykatën e Lartë

Mar 31, 2015 | 15:42
SHPËRNDAJE

Maxhoranca do të rrëzojë dy kandidatët e propozuar nga presideti Bujar Nishani për në Gjykatën e Lartë.  Markelian Koca dhe Fuat Vjerdha  u përballën sot në Komisionin e Ligjeve me deputetët e shumicës, të cilët lanë të kuptohet se kreu i Shtetit nuk ka zbatuar procedurën konsultuese me grupet parlamentare.

Mbledhja e sotme e Komisionit te Ligjeve

Debati në komision

Markelian Koca: Ne 2009 jam emëruar me vendim qeverie ne Gjykaten e te Drejtave te Njeriut ne  Strasburg. Jam munduar të punoj me përkushtim.

Fuat Vjerdha: Dua të falenderoj Subashin si anëtar i KLD që më votuan në 2005 anëtar gjykate dhe ju zoti Xhafaj që si ministër i Drejtesisë më keni votuar si anëtar i Gjykatës së Apelit në Shkodër. 

Subashi: Pas ardhjes se dekreteve i është kërkuar Presidentit praktika e nevojshme për kandidimin tuaj.  Nuk kemi asnjë informacion nga presidenca. Kur e keni paraqitur kerkesen per te kandiduar dhe a ka qene e  shoqeruar ajo me dokumente te tjera. Keni pasur ndonje bisede zyrtare me presidentin perpara se te  dilnin dekretet? A jeni ne dijeni te konfliktit mes presidentit dhe kuvendit per proceduren e kuvendit per dekretet. Ka nje nen qe detyron presidentin te beje konsulta me grupet parlamentare. Jeni ne dijeni te kësaj procedure? 

Koca: Kërkesën e bëra në mars 2013 permes adreses elektronike. Kontakte personalisht s’kam pasur  vetem ditën kur mu komunikua dekretimi. Per pyetjen tjeter s’do isha objektiv po te përgjigjesha.

Vjerdha: Kam paraqitur kerkesen ne 2013 dhe takimin me presidentin e kam takuar diten e dekretimit. Shpresoja qe do kishte nje marreveshje pasi u be edhe nje ligj. E deshiroja nje mirekuptim mes  presidentit dhe parlamentit.

Halimi: Mendoni se plotesoni kriteret? Jeni ne dijeni te ndonjë te mete profesionale dhe personale  per te mos qene anetare te Gjykates pervec mosmarreveshjeve qe ka maxhoranca me presidentin?

Koca: Mendoj se s’kam asnje mangesi ligjore per te kandiduar. 

Xhafaj: Meqenese i kerkuam Presidentit te sjelle dokumentacion per perzgjedhjen e kandidateve, jane  te mjaftuesheme CV, dipolma dhe fotokopja e pasaportes per te gjykuar ne nje proces perzgjedhes per Gjykaten e Larte?

Koca: Ne momentin e shpalljes se vendit vakant keto jane dokumentet qe jane kerkuar. Presidenti duke  qene kryetar i KLD ka mundesi te marre te gjithe informacionin per gjyqtaret. 

Vjerdha: Presidenti i ka te gjitha mundesite te njihet nga afer me dokumentet. Cfare duhet te bej me tepër une sesa 20 vjet pune dhe asnjë verejtje per te qene anetar i Gjykates së Larte?

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura