“Ka ‘Babale’ dhe për ministrat e tjerë”, maxhoranca miraton mes kaosit e zhurmës ligjet e rendit të ditës

May 31, 2018 | 11:37
SHPËRNDAJE

UPDATE/ Pas pushimit të tretë rinisi sërish seanca në Kuvend dhe deputeti Petrit Vasili mori fjalën, por sërish fjala u ndërpre pas mbarimit ë kohës, gjë që nuk u pranua nga opozita e cila bllokoi foltoren.

Këtë herë Ruçi nuk vendosi që të ndërpriste seancën, por Kreu i Grupit të PS, Taulant Balla, kërkoi që të ndërpriteshin diskutimet dhe të votoheshin projekt ligjet dhe marrëveshjet e parashikuara.

votimi 31 maj 2018

Ndërkohë që maxhoranca votonte ligjet, opozita vijonte të mbante të bllokuar foltoren dhe deputetët e sa po flisin edhe pse Ruçi u kishte fikur mikrofonin.

VIDEO/ “Mos u bëj pjesë e skenarit të opozitës”, Vasilit i ndërpritet fjala: Keni dhënë kuvendin me koncesion

Është ndërpre për herë të katër seanca sot në Kuvend, pasi opozita ka kërkuar që fjala e saj të zgjasë dhe jashtë kohës që rregulloja jep për procedurë,

Ka qenë deputeti i LSI, Petrit  Vasili që po fliste dhe Ruçi i ka mbyllur mikrofonin.

DEKLARATA E VASILIT

Kjo sallë nuk është koncesioni dhe nuk është e PPP-së. Kjo është e të gjithëve, por në mënyrë përfundimtare ju po dhunoni dhe po mbeten në këtë sallë pasi mbizotërojnë disa vota.

Rregulloja nuk ka 70 pika që dy i zbatojmë dhe 68 të tjera nuk i zbatojnë. Dhënia me koncesion e sallës së Parlamentit për qeverinë është një gjë e tmerrshme që po ndodh.

RUÇI: Mos u bëj pjesë e skenarit të opozitës

Opozita bllokon prapë foltoren, Ruçi ndërpret seancën për herë të tretë: Mos e zgjasni më…

Rinis me tensione pas ndërprerjes së dytë seanca plenare e Kuvendit. Ndërkohë që kreu i Kuvendit, Ruci ka njoftuar rendin e ditës, opozita ka bllokuar sërish foltoren, gjë që ka detyruar Rucin të ndërpresë sërish seancën.

“Keni në dispozicion 12 orë, për procedurë jepet fjala një herë e keni marrë dy herë, doni ta merrni prapë, po ditët të flisni, keni në dispozicion 12 orë, jemi gati t’u dëgjojmë, uluni poshtë, mos e zgjasni më”.

Por opozita nuk ka lëvizur nga foltorja, e në kushte të tilla Ruçi ka dhënë edhe njëherë njoftimin: Ndërpritet seanca, media të dalë jashtë.

FJALA E EDMOND SPAHOS

Nëse nuk hapen negociatat, atëherë nuk do ketë deputetë që të mbajë zemërimin e shqiptarëve, i bëj thirrje Ramës të reagojë që këto 30 ditë ti përdorë në interes të shqiptarëve e të pastrojë qeverinë.

Ku jeni ju me sekuestrimin e pasurisë së Agron Xhafajt, po me verifikimin e vendimmarrjes nga ministri Xhafaj, ku jeni?

spaho kuvend 31 maj

Si mundet të pranojmë një MB që ka vëllanë të përfshirë në aktivitete kriminale dhe tu themi policëve e ti pyesim me formularë a je ulur ne tavolinë me ndonjë kriminelë gjatë 25 viteve që ke shërbyer në polici.

Ju ka kapur paniku, godisni gazetere ne krye te detyres, mbyllni portale.

“Laku të ka ardhur te ministrat”, Ruçi ndërpret prapë seancën: Vazhdoni me Facebook

Ka rinisur me akuza nga ana e demokratit Edi Paloka seanca plenare e Kuvendit, e ndërprerë pas tensionit të parë dhe bllokimit që opozita i bëri foltores.

Ndërkohë që Palokës i mbaroi koha dhe Ruci i tërhoqi disa herë vëmendjen, e ai nuk e la foltoren, kreu i Kuvendit njoftoi ndërprerjen prapë të seancës.

kuvend paloka 31 maj

“Kanë vetëm një hall dhe ky kuvend mblidhet vetëm për këtë hall, nuk bën asnjë orë punë Rama, 5 vet vetëm ka mbrojtur krimin dhe interesat personale, se interesat e tij dhe të krimit janë një. Ka filluar duke mbrojtur kryetarët e bashkisë që vuri vetë të inkriminuar, deputetët e inkriminuar sot laku i ka ardhur te ministrat, të parët janë të Brendshëm, të tjerët do të vazhdojnë më pas. Kam vetëm një pyetje, për atë që mban titullin e kryeministrit, që ua bëra edhe ju Ruci, cdo të thootë kur ministri i brendshëm përgjigjet për pyetjen a të kap ligji antimafia, ai përgjigjet teorikisht po, por praktikisht heshtje. E keni bërë prokurorinë si letër higjenike dhe e përdorini për cdo pisllëk që nxirrni ju.”, ka qenë kjo një pjesë e fjalës se Palokës.

FJALA E EDI PALOKËS

VIDEO/ Tension në Kuvend, i ndërpritet fjala Vokshit, opozita bllokon foltoren

Ka nisur me tensione seanca e sotme në Kuvend, ku që në fillim opozita ka marrë fjalën.

Ka qenë deputetja e PD, Albana Vokshi, ajo që ka marrë fjalën e para, por koha në dispozicion nuk i ka mjaftuar për të përfunduar fjalën e përgatitur.

Kreu i Kuvendit duke zbatuar rregulloren, i ka ndërpresë fjalën, por Vokshi ka kërkuar që të flasë sërish.

kuvend vokshi 31 maj2018

Pas replikave mes Vokshit dhe Ruçit, deputetët e opozitës janë ngritur dhe kanë bllokuar foltoren, në shenjë protestë, pasi sipas tyre u ndërpre fjala pa të drejtë.

Ndërkohë që Partia Demokratike dhe Basha nëpërmjet Facebook-ut, ka pasqaruar fjalën e Vokshit, e cila i ka bërë thirrje Ramës për të kërkuar fjalë gazetarit Kasmi për dhunën e ushtruar nga policia gjatë protestës.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura