Maxhoranca e bën fakt të kryer, cakton datën kur do të shkarkojë Klement Zgurin

Nov 20, 2017 | 11:50
SHPËRNDAJE

Maxhoranca duket se e ka vendosur ti shkojë deri në fund iniciativës së saj për të shkarkuar kryetarin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Klement Zguri.

Neës 24 bëri të ditur se këtë javë nuk do të ketë seancë plenare, por në 30 nëntor pritet të votohen vendime të rëndësishme.

Basha ne Kuvend Rama Ruci

Mësohet se përveç buxhetit nen për nen dhe ligjeve të paketës fiskale, shumica do të votojë edhe projekt vendimin për shkarkimin e kreut të KQZ-së.

Prej dy javësh deputetët e maxhorancës dhe vetë kryeministri Rama ka ndërmarrë një sulm ndaj Klement Zgurit, i cili akuzohet se ka mbajtur të fshehtë dhe ka shkelur afatet lidhur me një kërkesë të bërë për shkarkimin e kryetarit të Bashkisë së Mallakastrës, i cili ka qenë i dënuar në Itali 13 vjet më parë.

Por sipas Zgurit çështja është shqyrtuar kur Agron Kapllanaj ka dorëzuar formularin e dekriminalizimit dhe është vlerësuar në atë kohë se nuk prekej nga ligji. Zguri publikoi edhe një deklaratë të KQZ-së, kur ajo drejtohej nga Denar Biba ku theksohej se Kapllanaj nuk ishte subject i ligjit të dekriminalizimit.

Klement Zguri u zgjodh në krye të KQZ-së në 18 maj pas marrëveshjes Rama- Basha.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura