Mavraj: Sot luajtëm për fitore, në ndeshjen me Skocinë që ishte e rëndësishme ne…

Nov 20, 2018 | 22:04
SHPËRNDAJE

Pas ndeshjes me Uellsin foli për mikrofonat e RTSH-së dhe mbrojtësi Mërgim Mavraj i cili u shpreh:

bandicam 2018-11-20 21-56-29-380

Një fitore e rëndësishme në një moment të vështirë…

Po shumë e vërtetë. Një fitore që e kanë pritur shumë pak. Ka qenë presion nga jashtë edhe nga brenda. Mënyra se si kemi luajtur sot është shumë e ngjashme me atë që na ka bërë të fortë në të kaluarën.

Në pjesën e dytë morët kontrollin…

Po normale që gjatë ndeshjes, kundërshtari të krijon vështirësi. Kishim dhe ne dhe ata raste. Duhet dhe pak fat në lojë. Nuk jemi dorëzuar dhe nuk ishim të kënaqur me barazim. Pas golit të parë kemi pasur raste për të shënuar prapë. Në fund jemi të gjithë të kënaqur.

Kjo fitore sa besim jep për të kaluar vështirësinë?

Do të ikim nëpër skuadrat tona, me një ndjesi pozitive. Ka qenë një lojë miqësore, nuk duhet kushtuar shumë rëndësi. Lojën me Skocinë që ishte e rëndësishme nuk i treguam vlerat tona. Sot u kthyem në fazën tonë të fortë, edhe pse nuk mund të kemi bërë një lojë të bukur.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura