Mavraj nuk i jep dorën dhe refuzon çokollatën e Kardinalit

Dec 3, 2015 | 15:24
SHPËRNDAJE

Identiteti fetar është diçka e rëndësishme, aq sa Kardinali Rainer Maria Woekli ka vizituar ekipin e Këlnit. Si një tifoz i kësaj skuadre, Kardinali ka vizituar ekipin dhe është lutur për të përmirësuar edhe ecurinë e ekipit në kampionat.

Futbollistët e Këlnit duke përshëndetur Kardinalin dhe duke marrë çokollatën si dhuratë prej tij
Futbollistët e Këlnit duke
përshëndetur Kardinalin dhe duke marrë çokollatën si dhuratë prej tij

“Kjo vizitë mbase na sjell disi gëzim, pasi vetëm dy gola të shënuar në shtatë ndeshje e kanë rënduar situatën”, ka deklaruar trajneri Peter Stoger në takimin me klerikun. Në këtë moment, të gjithë lojtarët e skuadrës janë drejtuar për në fushën e qendrës stërvitore dhe kanë takuar Woeklin.

Mërgim Mavraj

Ekipit të Këlnit në stërvitje i është bashkuar edhe Mërgim Mavraj. Mbrojtësi i Kombëtares, një mysliman i devotshëm, ka refuzuar t’i japë dorën klerikut. Kjo raportohet nga “Expres.de” në momentin kur çdo lojtar tjetër ka takuar klerikun dhe ka marrë prej tij (i shoqëruar nga një babagjysh) një çokollatë në vigjilje të muajit të festave.

mavraj

Ka qenë vetëm mbrojtësi shqiptar që nuk e ka takuar klerikun dhe ka refuzuar çokollatën prej tij. “Këln duhet të bëjë diçka më shumë për të kaluar këtë situatë. Më vjen keq kur shoh si në ndeshjen e fundit që skuadra nuk arrin të finalizojë si duhet, edhe pse forcat në repartin e avancuar janë të plota. Besoj se pak energji të shtuara me këtë çokollatë, do të bënin mirë”, ka qenë batuta e Rainer Maria Woekl me trajnerin e skuadrës.

Aktiviteti

Kleriku ka qenë i pranishëm në ambientet stërvitore të ekipit gjerman jo vetëm se është tifoz i Këlnit, por edhe për shkak të fushatës me qëllime humanitare. Kleriku ka takuar edhe presidentin e skuadrës për të diskutuar rreth kësaj fushate.

Pas stërvitjes Kohëzgjatja e takimit të klerikut ka qenë e tillë që të mund të ndiqte deri në fund seancën stërvitore të ekipit. Kjo, për të bërë disa filmime që do të mund të përdoren në spote të ndryshme në prag të festave.

Kur lojtarët kanë dalë nga fusha, këtë herë mbrojtësi shqiptar nuk ka ngurruar të shtrëngojë dorën me Kardinalin. “Urdhër” i trajnerit, apo Mavraj ka ndryshuar mendim, kjo është diçka që nuk është zbardhur nga portalet informative gjermane.

OLSI TUJANI/ PANORAMA SPORT

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura