Mavraj: Jam lutur në Mekë për Kombëtaren!

Jan 14, 2016 | 11:09
SHPËRNDAJE

Është merkatoja që paraprin Europia nin “Francë 2016” dhe shumë nga kuqezinjtë janë në lëvizje e sipër për të siguruar skuadra që u garantojnë minuta për periudhën e mbetur të sezonit me synimin e vetëm që të jenë pjesë e listës prej 23 futbollistësh që De Biazi do të ketë me vete në Francë.

I fundit që është përfshirë në merkato është Mërgim Mavraj. Mbrojtësi kërkohet nga drejtuesit e skuadrës së Bundesligës së dytë, Mynih 1860.

MergimMavraj1451299334-470x335

Mediat gjermane bëjnë me dije se ka një interesim të madh për shërbimet e shqiptarit, për vetë faktin se ekipi i kategorisë së dytë kërkon që të bëjë përforcimet e duhura, në mënyrë që të realizojë objektivat sezonalë. Në këtë skuadër është edhe mesfushori i Kombëtares, Valdet Rama. Pas lajmit të publikuar në mediat gjermane për këtë interesim të skuadrës së kategorisë së dytë, është përgjigjur vetë Mavraj në lidhje me një largim të mundshëm.

“Jam në dijeni të këtij interesimi, por drejtuesit e Këlnit më kanë bërë me dije se jam ende në planet e tyre”, është shprehur shkurtimisht mbrojtësi i Kombëtares për “tz.de”.

Këta muaj përpara Europianit, për çdo futbollist kuqezi do të jetë e rëndësishme që të luajë, ndërkohë që Mavraj do ta ketë shumë të vështirë që të rifitojë pozitat e titullarit te Këlni, pas një mungese prej shtatë muajsh. Që nga momenti kur shqiptari u operua në gju, skuadra gjermane ka rifituar tre qendërmbrojtës mjaft cilësorë dhe për futbollistin kuqezi nuk do të jetë një situatë aspak e lehtë që të ketë minuta të mjaftueshme, në rast se ai do të vijojë të jetë pjesë e Këlnit.

Ndër të tjera ai ka pohuar se gjatë vizitës së tij në Mekë, është lutur që kombëtarja kuqezi të ketë sukses në Europian.

“Jam lutur në Mekë për suksesin e Kombëtares në Europianin ‘Francë 2016”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura