Mavraj dhe Hysaj nuk janë në dispozicion, ja kush do të marrë shiritin e kapitenit te Kombëtarja

Oct 9, 2019 | 15:15
SHPËRNDAJE

Për përballjen ndaj Turqisë, Shqipëria nuk do të ketë në dispozicion dy mbrojtësit Mërgim Mavraj dhe Elseid Hysaj.

memushaj

Njëherësh, për përfaqësuesen ata janë edhe kapiteni dhe zëvendëskapiteni. Tanimë, në mungesë të atyre të dyve, pritet që shiritin e kapitenit në krah ta ketë Ledian Memushaj.

Mesfushori vlonjat është mes atyre që projektohen të zbresin në fushën e stadiumit të Fenerbahçes që nga minuta e parë dhe deri më tani, ai është projektuar edhe si kapiteni i skuadrës. Për mesfushorin kuqezi, Turqia është një kujtim i hidhur teksa në fitoren e fundit në miqësoren 2-3, doli me karton të kuq. F

utbollisti i cili aktivizohet me Peskarën në Serinë B italiane, ka rigjetur formën e tij më të mirë, teksa javë pas jave është protagonist pozitiv për “delfinët”.

/PANORAMASPORT.AL/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura