Maturantët mbetës, ja si futen në garën për në universitete

Jul 31, 2015 | 11:30
SHPËRNDAJE

Ministria e Arsimit ka publikuar datat e provimeve të vjeshtës për mbetësit e Maturës Shtetërore. Kështu, në periudhën kohore nga 1 deri 11 shtator do të testohen disa kategori nxënësish që kanë përfunduar shkollën e mesme, por që për arsye të ndryshme nuk janë bërë pjesë e garës për në universitete.

maturante3

Udhëzimi ua jep këtë mundësi maturantëve mbetës që në gjimnaz dhe që gjatë kësaj kohe marrin provimet; mbetësve në një prej provimeve të sesionit të parë të maturës; atyre që kanë përfunduar shkollën vite më parë, por nuk kanë arritur të plotësojnë Formularin A1Z dhe atyre që kanë përfunduar studimet jashtë vendit e kanë të një- suar tashmë diplomën e pjekurisë.

Dy kategoritë e fundit duhet të japin provimet në shkollën ku kanë mbaruar studimet apo atë që iu cakton drejtoria, ndërsa duhet të plotë- sojnë Formularin A1Z nga data 26-30 gusht, si kusht për t’iu bashkuar garës për në universitete në raundin e dytë të saj. Por, më parë ata duhet të japin provimet në datat e përcaktuara.

Më 1 shtator është provimi i Gjuhës së huaj, dy ditë më vonë ai i Gjuhës shqipe dhe Letërsisë, më 7 shtator Matematika dhe në datën 11 jepen lëndët me zgjedhje. E gjithë procedura, që nga hartimi i pyetjeve, administrimi apo kohëzgjatja dhe përbërja e testit janë të njëjta me fazën e parë që u zhvillua në muajin qershor. “Provimet kombëtare të Maturës Shtetërore 2015, sesioni i dytë, fillojnë në orën 10:00.

Testi për secilin nga provimet e detyruara përmban 25 pyetje, nga të cilat 13 pyetje me përgjigje alternative që vlerësohen me 13 pikë, kurse 12 pyetje me zgjidhje që vlerë- sohen me 37 pikë. Provimet kombëtare të Maturës Shtetërore 2015 të lëndëve të detyruara zgjasin 2 orë e 30 minuta secili”, thuhet në udhëzim. Urdhri është i njëjtë edhe për lëndët me zgjedhje të cilat zgjasin 3 orë.

Për ata që e rijapin provim vetëm njërën prej tyre, udhëzimi përcakton testimin në gjysmën e kësaj kohëzgjatjeje, më saktë nga ora 11:00-12:30.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura