Matura, sot provimi i Gjuhës së Huaj. Kalues kush merr mbi 20% të pikëve

May 23, 2015 | 9:08
SHPËRNDAJE

Mbi 46.000 maturantë testohen sot në provimin e parë të maturës shtetërore, atë të Gjuhës së Huaj. Provimi do të nisë në orën 10:00 dhe nuk do të zgjasë më shumë se 2 orë e 30 minuta.


Testi për secilin provim të detyruar përmban 25 pyetje, 13 me alternativa dhe 12 me zhvillim. Maksimalisht janë 50 pikë. Maturanti nuk quhet kalues nëse merr me pak se 20% të pikëve.

Ministria e Brendshme do të garantojë sigurinë në të gjitha qendrat e provimeve në vend, duke lënë efektivë police në gadishmëri nga mëngjesi në orën 10:00 deri në përfundimin e këtij testi.

Kurse Posta Shqiptare do të garantojë transportimin e materialeve të provimit, në të gjitha Drejtoritë dhe zyrat arsimore.

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura