Matura Shtetërore/ “Qeveria kapet në marrëzi dhe hap thesin”- Basha: ‘Turi’ dhe gjithë të tjerët në 25 prill të japin votën për ndryshim!

Apr 7, 2021 | 19:14
SHPËRNDAJE

Në takimin që pati me mësuesit në Elbasan, Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha foli edhe për maturën shtetërore. Basha tha se me ardhjen e tij në pushtet do të zbatohet standardi, parimi i transparencës, rigorozitetit dhe trajtimit të barabartë.

lulzim basha

Po ashtu kreu i Opozitës tha se qeveria kur kapet në mizori e zë paniku dhe bën gafa si ajo “çfarë bëri Turi”, ndërsa ftoi të gjithë maturantët që në 25 prill të votojnë ndryshimin.

Basha: Ajo që ka ndodhur me maturën është tregues i dështimit. Ajo që ka ndodhur me arsimin ka ndodhur në çdo fushë të jetës. Shpërfillja ndaj fatit të arsimtarëve

Ajo që unë mund t’ju them është se 25 prilli është dita që e ndan këtë punë. Në çdo fushë të arrijmë standardet dhe normat minimale që ka rajoni dhe të përpiqemi të jemi në krye të rajonit.

Ç’të them unë për provimet e maturës kur ke ligjet për arsimin e lartë që e ka kthyer situatën më keq se në 1950. Ajo që do të zbatojmë është standardi dhe parimi i transparencës, rigorozitetit dhe trajtimit të barabartë. Në këtë mënyrë Shqipëria nuk do të ketë më vendi i vetëm që ka kompromentuar hapin më të rëndësishëm të gjimnazistëve që është kapërcimi nga shkolla e mesme drejt Univeristetit. Merita, performanca, nuk mund të funksionojnë nëse nuk funksionojnë provimet e maturës.  

Pastaj lind edhe klientelizmi pasi kapen siç u kapën herën e fundit me “çfarë bëri Turi”. Pasi kapen me një marrëzi të tillë i kap paniku dhe më pas e hapin thesin fare. Kjo nuk i ndihmon gjimnazistët dhe as prindërit e tyre. Është shpartallim total. Është e rëndësishme që Turi dhe gjithë të tjerët në 25 prill të japin votën për ndryshim. Ndryshim pa larguar ngelësin më të madh në historinë e qeverisjes së këtyre 30 viteve nuk ka, nuk mund të ketë.  

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura