Matura Shtetërore/ Publikohen rezultatet e provimit të Gjuhës së Huaj, ministrja e Arsimit: Një pjesë e mirë kanë shkëlqyer

Jun 17, 2021 | 15:20
SHPËRNDAJE

provim evis kushi

Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë Evis Kushi ka publikuar në rrjetet sociale rezultatet e provimit të Gjuhës së Huaj, provimi i parë i organizuar në kuadër të Maturës Shtetërore.

Ministrja Kushi në statusin e saj është shprehur optimiste për rezultatet e provimeve të maturantëve në tërësi.

Sipas saj, në provimin e parë të Maturës Shtetërore, gjuhë e huaj, një pjesë e mirë kanë shkëlqyer me rezultatet e tyre maksimale.

“Jam optimiste për rezultatet e maturantëve tanë në provimin e parë të Maturës Shtetërore, gjuhë e huaj, ku një pjesë e mirë kanë shkëlqyer me rezultatet e tyre maksimale. Urimet më të mira të gjithëve!”, shkruan ministrja Kushi.

Linku i rezultateve:
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura