Matura Shtetërore/ Dalin rezultatet e provimit për Gjuhën e Huaj, ministrja e Arsimit: Kanë shkëlqyer me notë maksimale

Jun 21, 2022 | 12:02
SHPËRNDAJE

Për të gjitha maturantët ka dalë nota e provimit për gjuhën e huaj. Lajmin e ka bërë të ditur ministrja e Arsimit, Evis Kushi, e cila në një postim në rrjetet sociale thotë se pjesa më e mirë e tyre kanë shkëlqyer me notë maksimale.

maturantet-compressor

Ministrja po ashtu shprehet optimiste që edhe në provimet e tjera rezultatet të jenë tepër pozitive.

“I prita me padurim rezultatet e para të maturantëve tanë në provimin e gjuhës së huaj të Maturës Shtetërore dhe gëzohem që një pjesë e mirë e tyre kanë shkëlqyer me nota maksimale. Jam optimiste edhe për provimet e tjera dhe ju uroj shumë suksese të gjithëve!”, shkruan ministrja e Arsimit, Evis Kushi.

LISTA ME NOTAT PER GJUHEN E HUAJ

© Panorama.al

Te lidhura