MASH publikon përgjigjet e testit të Letërsisë

Jun 1, 2011 | 16:20
SHPËRNDAJE

TIRANE- Maturanet i janë nënshtruar sot provimit te pare te Matures Shteterore, duke testuar dijet e tyre ne lenden e Letersise dhe te Gjuhes Shqipe, pergjigjet e te cilit tashmë janë shpallur në sajtin zyrtar të Ministrisë së Arsimit.

Sipas MASH, provimi ka filluar njëkohësisht në të gjithë vendin në orën 10.00 dhe ka zgjatyr 2 orë e 30 minuta.

Në provim kanë marrë  pjesë rreth 41 000 maturantë, nga I gjithë vendi, të vendosur në mjediset e përzgjedhura nga Drejtoritë Arsimore Rajonale dhe Zyrat Arsimore.

Gjithnjë sipas ministrisë së Arsimit, pyetjet e provimit kanë patur për qëllim, vleresimin e njohurive dhe aftesive të nxënësve që mbarojnë shkollën e mesme, formimin letrar e gjuhësor të tyre.

Pas përfundimit të procesit, testet e maturantëve do të grumbullohen në Agjencinë Kombëtare të Provimeve dhe do të shpërndahen në qendrat e korrigjimeve për tu vlerësuar.

Për të parë përgjigjet e testit të sotëm, të publikuara vetëm pak orë pas provimit nga ministria e Arsimit, klikoni në linkun më poshtë; http://www.mash.gov.al/njoftim.php?id1=12&id=174

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura