Mateus: Ja pse Bajerni nuk bleu Ronaldon

Jul 19, 2018 | 10:46
SHPËRNDAJE

Ishte pa dyshim transferimi më i bujshëm, ai i Kristiano Ronaldos te Juventusi. Portugezi la Realin e Madridit pas shumë vitesh suksese dhe lavdi me klubin, duke fituar çdo gjë. Por tani ai do të vazhdojë karrierën e tij në Itali me kampionët e Seria A. “Zonja e vjetër” ka shtatë vite që dominon kampionatin vendës dhe tani kërkon të rikthehet dominuese në Champions.

lotar mateus

Një trofe që i mungon prej shumë kohësh. Por tani tifozët janë të lejuar të ëndërrojnë sërish, edhe pse nuk do të jetë aspak e lehtë. Në Gjermani, Bajerni edhe pse me trajner të ri, mund të rikthehet konkurrues, pasi skuadra disponon një grup shumë të mirë. Në Spanjë, Reali dhe Barcelona do të jenë në garë si çdo vit. Në Itali, Interi dhe Napoli do të tentojnë të prishin punë dhe kjo jo vetëm në Kampionat.

MATEUS PËR BAJERNIN DHE… RONALDON – Ish-lojtari i kombëtares gjermane deklaroi për “Sky” se Bajerni kishte të gjithë potencialin për të blerë portugezin nga Reali i Madridit, por klubi nuk donte të shpenzonte shuma marramendëse përtej transferimit. “Juventusi tregoi që ka një potencial financiar për të blerë CR7-ën. Ronaldo ka qenë dhe do të mbetet i respektuar në Madrid nga tifozët, por jo i dashuruar. Marrëdhënia e tij me ta nuk ka qenë asnjëherë aq e ngushtë sa është te Barcelona dhe Mesi. Në fund, secili mori atë që dëshironte”, u shpreh lojtari që deklaroi pse Bajerni nuk do ta bënte diçka të tillë.

Mateus

“Bajerni ka treguar se ka qenë i gatshëm të shpenzojë shuma të mëdha në merkato. Portugezi nuk do të ishte i vetmi. 100 milionë eurot e shpenzuara për të, nuk do të ishte problemi më i vogël i drejtuesve. Por ne po flasim për një transaksion, që kap shifrat e 300-400 milionë eurove. Klauzolë, taksa, përqindja e menaxherit dhe pagesa të tjera, të cilat Bajerni nuk do t’i bënte tani dhe në të ardhmen për asnjë lojtar. Pa marrë parasysh se si kjo do të ndikonte te skuadra, me gjithë respektin për klasin e Ronaldos, të mos harrojmë që në shkurt mbush 34 vjeç”, përfundoi ish-lojtari i Bajernit të Mynihut dhe Interit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura