Matësit e rinj, OSHEE sqaron qytetarët pas protestës në Fier: Si do sistemohen faturat e energjisë

Jan 22, 2020 | 13:44
SHPËRNDAJE

osheeeeee

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, OSHEE, ka raguar pas protestës së sotme ne Povelcë të Fierit, e organizuar me mbështjetjen e degës së PD ne kete qytet.

Në një reagim per mediat, OSHEE sqaron se:

“Në bazë të projektit të BB në qarkun e Fierit sikurse dhe në disa qarqe të vendit po instalohen matësit e rinj elektronikë. Në Fier janë përllogaritur 6 mijë matësa, ndërsa në Povelcë rreth 100.

Aktualisht janë vendosur rreth 4 mijë matësa në këtë qark.
Banorëve u është thënë se nuk do të ketë më matësa induktivë ndaj faturimi për periudhën e vendosjes së matësit do të jetë faturë referuese, e cila në muajt në vazhdim do të sistemohet nëse u është vendosur më shumë sesa kanë konsumuar realisht.

Zyrtarisht në drejtorinë rajonale të OSHEE Fier nuk ka asnjë ankesë për mbifaturim”, mbyllet reagimi.

Protesta në Fier, kreu i PD Luan Baçi: Banorët po vidhen ngado pa mëshirë

baci

Banorët e Povelçës në Fier protestuan sot për faturat pas ndërrimit të matësve të energjisë. Kryetari i degës së PD së Fierit Luan Baçi ishte në protestë me banorët nga ku denoncoi sipas tij vjedhjen nga kompania e shpërndarjes së energjisë.

“Është një abuzim shumë i rëndë me matësit e energjisë elektrike. Matësit janë hequr nga OSHEE pa paralajmërim, janë montuar sahate të rinj dhe u kanë faturuar afrofe energji elektrike në shuma të konsiderueshme lekësh. Kjo është një vjedhje e hapur. Bëhet për të mbuluar deficitet e tyre”, – u shpreh kreu i degës së PD Fier, Luan Baçi.

“Në Darzezë ka një bojkot nga nxënësit, pasi qeveria u prishi shkollën në mënyrë abuzive, pa dhënë prova se u dëmtua nga tërmeti. Transporti për nxënësit është i pasiguruar”- tha Baçi.

“Janë lëshuar mbi bizneset e qytetit si hordhi, duke i gjobitur në mënyrë selektive, duke i ndarë qytetarët sipas bindjeve partiake apo pjesëmarrjes në protesta, kanë vënë gjoba marramendëse kundër bizneseve që nuk janë në shkelje të ligjit”- u shpreh Baçi. a.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura