“Maskat e skaduara”/ Reagon Manastirliu: Janë me certifikatë kanadeze, janë transportuar këtu për qëllime dhurimi

Mar 10, 2020 | 23:04
SHPËRNDAJE

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu e ftuar në emisionin “Real Story” në “News 24”, duke folur për akuzat e opozitës se ka nxjerrë në treg maska të skaduara, tha se këto janë shfaqje të opozitës.

manastirliu-12-770x448

Manastirliu tha se maskat janë marrë nga Kanadaja, kurse shtoi se ata kanë edhe certifikimin përkatës.

“Jam i habitur sesi lideri i opozitës dhe anëtarët e PD kanë dalë sot dhe kanë bërë një shfaqje të turpshme, për të denoncuar në thonjëza rrezikshmërinë e maskave që përdorin sot fronti i mjekëve dhe infermierëve në qendra shëndetësore dhe në spitale, që kanë të bëjnë me pacientë me koronavirus. Maskat kanë certifikatë kanadeze. Janë transportuar në vendin tonë për qëllime dhurimi.

Nuk do vinin nga Kanadaja, nëse nuk do kishim vlerësimin për përdorim. Ata kanë dalë duke thënë se janë maska të rrezikshme për personelin dhe kjo është e rrezikshme. Mjekët dhe infermierët janë në frontin e parë të luftës me pacientët”, tha Manastirliu.

Ogerta Manastrliu u shpreh se fatkeqësisht opozita është vënë në anën e virusit.

“Nuk jam interesuar për afatin e skadencës të maskave, sepse më intereson cfarë masash kanë. Opozita është vënë në të njëjtën anë me virusin. Këto ishin maska, gati për t’u shpërndarë. Njerëzit duan të dëgjojnë gjëra të tjera nga opozita, duan të dëgjojnë se si mund të veprojnë. Po përdorin koronavirusin për politikë. Ne jemi këtu për të ndenjur gjatë dhe për t’ju shërbyer njerëzve. Këta janë KCK”, tha ajo.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura