Maska me kët përbërës, rigjeneron çdo qelizë të fytyrës tuaj

Oct 10, 2019 | 18:46
SHPËRNDAJE

Shafrani i Indisë, është një nga erëzat më të përdorura që nga kohët e lashta. Ai gjen përdorim në lehtësimin e disa simtpomave të çrregullimeve shëndetësore si dhe për kujdesin e lëkurës.

Karakteristikat e tij anti-inflamatore dhe anti-oksidante mund të ndihmojnë në qetësimin e lëkurës, kundër skuqjes, trajtimin e akneve dhe shenjave që ato lënë.shafran-Indie-600x360

Ekspertët thonë se shafrani i Indisë është një nga përbërësir me potencialin më të madh në fushën e bukurisë, qoftë përmes konsumimit qoftë kur përdoret në formë të maskave. Ai ka potencial të rigjenerojë qelizat e dëmtuara, duke i reduktuar rrudhat dhe duke e përmirësuar tenin e përgjithëm të lëkurës.

Një ndër maskat më të përhapura është maska që përmban shafran Indie, tërshërë të bluar, kos dhe mjaltë. Edhe procedura e përgatitjes është shumë e thjeshtë. Të gjithë përbërësit duhet të vendosen në një enë deri të formohet një masë homogjene. Më pas, duhet të vendoset në fytyrë për 15 minuta.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura