Maska me detyrim/ Rama zbulon kërkesën për Policinë: Vëmendje duke nisur nga Parlamenti, tek institucionet shtetërore. Mua s’ma hapin dot derën e makinës, por…

Oct 15, 2020 | 15:34
SHPËRNDAJE

Maska për të frenuar përhapjen e koronavirusit, duhet të bëhet një zakon sepse mesa duket “do i mbajmë pak si gjatë”, tha kryeministri Edi Rama.

Kjo “për shkak të dimrit, për rrezikun e shtuar që vjen nga viruset e dimrit e nëse marrim dhe Covid gjëja shkon shumë keq”, u shpreh Rama, ndërsa kujtoi gjobat “që do vijnë të faturat e dritave”.

Por maska nuk duhet mbajtur për shkak të gjobës tha shefi i qeverisë, teksa zbuloi se i ka kërkuar Policisë së Shtetit që të jetë e vëmendshme sidomos nga institucionet qendrore dhe në Parlamentin e Shqipërisë, për të siguruar që kjo masë do zbatohet.

“Nuk duhet ta refuzojmë këtë, s’duhet ta bëmë me idenë që do marrim gjobë, unë i kam kërkuar policisë së shtetit të jetë shumë e vëmendshme dhe vëmendjen e vetme ta ketë duke filluar nga Parlamenti i Shqipërisë, nga institucionet qëndrore, pavarësisht se teorikisht mund të jetë shumë e vështirë që makina ime të ndalohet nga policia, unë e kam mbajtur sot maskën në makinë për arsyen se nuk e mbajmë se do na vënë gjobë, por se duhet mbajtur. Ishim në Gjermani para pak ditësh, nuk pashë maskë asgjëkundi jashtë, ndërkohë që brenda po, ishim në Austri as brenda as jashtë, të gjithë po e vënë tani si brenda e jashtë”, tha Rama.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura