Maska kancerogjene nga Kina, 50 mijë copë kthehen pas

| 20:45
SHPËRNDAJE
 

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë në Kosovë, Vesel Krasniqi, ka folur në lidhje me deklaratat e deputetit të PDK-së, Bekim Haxhiut, se maskat që po përdoren në Kosovë për mbrojtje nga COVID-19 mund të jenë káncerogjene.

download (1)

Krasniqi ka treguar se si javën e kaluar janë kthyer mbrapa rreth 50 mijë maska nga Kina. Ai theksoi se do të duhet të kenë kujdes më të shtuar për këtë produkt, meqenëse është ngritur ky shqetësim.

“Nuk janë të vërtetuara ato që ka thënë deputeti. Ne kemi inspektuar para një jave sasinë e konfiskume që Dogana i ka ndalë rreth 50 mijë maska që kanë ardh nga Kina, meqenëse nuk e kanë pas atë testin e kryer dhe i kemi kthyer mbrapa. Meqenëse është ngritur ky shqetësim nga deputeti, ne do të kemi kujdes pak më të shtuar te ky produkt”, ka thënë Krasniqi në T7.

Ndryshe, Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu, në një emision televiziv mbrëmë ka thënë se maskat që po përdoren në Kosovë për mbrojtje nga COVID-19, mund të jenë káncerogjene.
Sipas tij, maskat në Kosovë kryesisht janë të prodhimit kinez dhe nuk kanë kurrfarë garancie.

“E nise prej maskave se u bo biznes maska, çfarë maske, çfarë garancioni ki për këtë maskë, kush e ka prodhuar, asnjë kriter s’e ka. Kjo mundet me qenë káncerogjene, duhet me qenë e licencuar bashkë me kompaninë e cila vjen. 90 përqind e maskave që po vijnë janë prodhim kinez, sa kanë garanci këto. U takon institucioneve tona me u marrë me këtë problematikë”, ka thënë Haxhiu.

 

Te lidhura



Subscribe

      
             

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA ONLINE: https://facebook.com/groups/panoramaonline/

 

S'KA KOMENTE

Comments are closed.