Mashtronte të moshuarën, i vodhi 840 mijë lekë nga bankomati

Feb 13, 2016 | 18:48
SHPËRNDAJE

Një grua ka mashtruar një të moshuar duke i grabitur asaj nga bankomati 840.000.

Për të ka nisur hetim nga prokuroria, lidhur me ngjarjen që ka ndodhur në periudhën gusht-dhjetor të vitit të kaluar.

bankomatet-vjedhja

Njoftimi i policisë:

Më datë 11.02.2016, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasen V.Ç., vjeç 57, banuese në Tiranë,  pasi dyshohet se nga Gusht -Dhjetor 2015, me anë të mashtrimit, i ka marrë kartën e bankës, shtetases K.P., vjeç 82, banuese në Tiranë dhe ka tërhequr në bankomat 840.000 lekë. Neni 143/1 i Kodit Penal.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura