Mashtroi shitësin e karburantit, e pëson keq shoferi

Feb 20, 2017 | 10:00
SHPËRNDAJE

Policia e Lushnjes ka arrestuar në flagrancë shtetasin Elidon Kaçi, 40 vjeç, banues në Poliçan të Skraparit. Ky i fundit pasi kishte mashtruar shitësin e karburantit  duke mos paguar për karburantin e mare, ka tentuar të largohet nga vendi i ngjarjes.

karburant

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi më datën 19.02.2017, gjatë natës, në fshatin Gramsh, te karburant “Neri SHPK” ka furnizuar me karburant në vlerë 106 mijë lekë automjetin tip Benz në pronësi të tij, me targa AA 383 AE dhe është larguar pa paguar lekët.

“Menjëherë pas marrjes së njoftimit nga shitësi i karburantit, policia i’u vu në ndjekje këtij shtetasi dhe pas kapjes së tij rezultoi se drejtonte mjetin në gjendje të dehur. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje për veprat penale “Mashtrimi” dhe “Drejtimi i mjetit në mënyrë të parregullt” parashikuar nga Nenet 143 e 291 të Kodit Penal” thuhet në njoftim.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura