Mashtrimi për punësim në Kanada, si u justifikua në gjyq Lule Makashi

Apr 30, 2016 | 6:45
SHPËRNDAJE

Lule dhe Adeila Makashi, nënë e bijë të arrestuara pas kallëzimit penal të disa personave të mashtruar se do punësoheshin në Kanada dhe kanë paguar shuma të konsiderushme por nuk kanë përfituar asgjë, mohojnë akuzat e mashtrimit ngritur nga prokuroria mbi to.

Teksa Adeila, e bija e Lules ishte thjesht punonjëse në agjenicnë e ngritur nga e ëma, dhe nuk firmoste askund, është lënë e lirë nga gjykata ditën e sotme, duke marrë “detyrim paraqitje”.

Lule Makashi
Lule Makashi

Por e ëma, ka mohuar të gjitha akuzat e ngritura ndaj saj. Në gjykatë ajo ka deklaruar sot se gjithcka që ka bërë e ka pasur të ligjshme dhe se përmes agjencisë së saj ka punësuar shumë persona të tjerë në vende të ndryshme, por me Kanadanë ka pasur disa probleme që kanë lindur që në vitin 2015 dhe ndaj kishte shkuar bashkë me të bijën pak ditë më parë, ku edhe u ndalua për tu deportuar më pas në Tiranë.

Ajo ka mohuar gjithashtu se shkuarja në Kanada ka pasur për qëllim arratisjen.

“Unë nuk kam mashtruar asnjë person,me të gjithë është bërë një kontratë civile para noterit me të drejta dhe detyrime, pagesat qytetarët e interesuar për viza dhe punësim i kanë bërë me bankë. Ndalur tek problemet me personat që më kanë kallëzuar, ju sqaroj se si agjenci na janë krijuar probleme vetëm me kontratat me Kanadanë prej Mars 2015 ndërsa me shtete të tjera kemi punësuar normalisht shqiptar. Kjo ishte dhe arsyeja e udhëtimit në Kanada për të zgjidhur problemet me partnerët dhe jo për tu fshehur” ka thënë Lule Makashi sot në gjyq ku u njoh me masën e sigurisë “arrest me burg”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura