Mashtrimi me vizat, njëri nga bashkëpunëtorët kandidat për deputet

Apr 28, 2016 | 16:23
SHPËRNDAJE

Luli Makashi dhe vajza e saj Adeila Makashi u prangosën mbrëmë në aeroportin e Rinasit, pasi po ktheheshin nga Kanadaja. Ato ishin në kërkim prej dy ditësh nga policia e Tiranës për mashtrime të qytetarëve me vizat në Kanada, Angli dhe Australi. 

Adeila-dhe-Luli-Makashi

Televizioni Klan raporton se Luli Makashi kishte lidhur kontrata kompania dhe shkolla të ndryshme në këto shtete, me qëllim që të siguronte vizat për qytetarët. Njëri ndër këta bashkëpunëtorë në Kanada do të shpallë kandidaturën për deputet në qytetin e Montrealit në zgjedhjet e ardhshme.

Deri tani kanë bërë denoncim 27 persona që janë mashtruar nga nënë e bijë, të cilat u premtonin atyre punësim dhe studim në 3 shtetet e sipërpërmendura dhe kur viza u refuzohej nuk u kthenin paratë mbrapsht.

Dy ditë më parë, u arrestua në Tiranë Klevis Rreshka, i cili i kishte blerë kompaninë për 1 Euro Lule Makashit, së bashku me borxhet dhe detyrimet që kishte.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura