Mashtrimi me vizat në Kanada, si u shit agjencia për vetëm 1 euro

Apr 27, 2016 | 16:56
SHPËRNDAJE

Klevis Rreshka, i arrestuari për mashtrimin me vizat e punës në Kanada është marrë në pyetje nga Policia në lidhje me skandalin që u ka kushtuar me mijëra euro disa shqiptarëve.

Klevis Rreshka
Klevis Rreshka

Ai ka dhënë detaje në lidhje edhe me dy personat e shpallur në kërkim, Lule Makashi dhe Adeila Makashi, gruaja dhe vajza e ish-Drejtorit të Policisë së Durrësit.

Këto të dyja punonin në agjencinë që gjoja punësonte shqiptarë në Kanada, por që në fakt nuk rezultoi kështu.

Rreshka, ka pohuar se ka pasur njohje me Adeila Makashin, vajzën e Lule Makashit. Për këtë shkak ai pohon se kanë punuar së bashku në agjenci.

Para disa javësh sipas rrëfimit të Rreshkës, ata kanë biseduar së bashku dhe Luli Makashi, i ka pohuar atij se ka pasur probleme me agjencinë.

Kjo pasi shumë nga personat nuk merrnin vizat sipas saj dhe se ata vinin kërkonin paratë dhe shumë herë bënin kërcënime, për shkak të pretendimeve që kanë.

Rreshka ka pohuar disa ditë më parë, ai kishte bërë një kontratë të shitblerjes së agjencisë me vlerën e 1 euroje.

Ai tha se nënë e bijë i kishin pohuar atij se do të shkonin në Kanada për të sqaruar, problemet për punësimin e aplikantëve në Kanada.

Nënë e bijë me një linjë ajrore nga Rinasi udhëtuan drejt Italisë, për të udhëtuar më pas drejt Kandasë.

Makashi mësohet t’iu ketë pohuar se kishte shkuar në Kanada pikërisht për të gjetur mundësi për të zgjidhur problemet e emigrimit dhe të punësimit klientëve të saj në Kanada.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura