Mashtrimi me vizat në Kanada, Prokuroria zbardh skemën e plotë

Apr 27, 2016 | 14:30
SHPËRNDAJE

Në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, është regjistruar procedimi penal nëpër veprën penale të “Mashtrimi” me pasoja të rënda, i kryer në bashkëpunim, në dëm të disa personave, e parashikuar nga neni 143/2 i Kodit Penal.

lule-dhe-vajzaNga studimi i të dhënave të dokumentuara nga Policia Gjyqesore dhe verifikimet e bera rezulton se:

Në datë 25.04.2016 në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë janë paraqitur dhe kanë bërë kallëzim 26 shtetas, të cilët kanë shpjeguar se kanë aplikuar në vitin 2014, për punësim dhe studime pranë shoqërisë ANDE–LM me administratore shtetasen Lule Makashi që ndodhet me seli në rrugën “Ismail Qemali” Tiranë që të pajiseshin me viza studimi apo punësimi në Kanada, Angli, Australi etj.

Pas kontaktit që keta shtetas merrnin me shtetasen Lule Makashi ajo ju premtonte se shumë shpejt do të pajiseshin me vizë, dhe per këtë fakt të kryenin pagesat në bankë, për llogari të firmës ANDE-LM.

Personat që aplikonin, pasi dorëzonin dokumentet që kërkonte kjo shoqëri, ishin në pritje për të dalë viza, dhe shtetasja Lule Makashi ka organizuar dhe takime të ndryshme në hotel xxxxx me persona që janë prezantuar si avokatë Kanadezë, duke shpjeguar dhe procedurat e marrjes së vizës së  aplikantëve.

Shtetasit që kanë aplikuar dhe kanë dorëzuar dokumentet për pajisjen me vizë, kanë paguar në llogari të shoqërisë “Ande-LM” Sh.P.K, shuma te konsiderueshme në lekë dhe valutë.

Pasi kanë shkuar në datë 25.04.2016 pranë zyrave të kësaj shoqërie kanë mësuar se shtetasja Lule Makashi së bashku me vajzën e saj ishin larguar jashtë shtetit, dhe se ne administrim këtë shoqëri i’a kishin lënë shtetasit Klevis Rreshka, i cili është prezantuar se e kishte blerë ai këtë shoqëri dhe do i ndiqte ai procedurat për aplikantet që kishin bërë aplikimin dhe për personat që do të aplikonin.

I është marrë deklarim shtetasit Klevis Rreshka, i cili ka sqaruar se  ai ka njohje me A.Makashi vajza e shtetases Lule Makashi, që nga fundi i Dhjetorit të vitit 2015. A.

Makashi para një jave i ka thënë që nuk i kanë mirë punët në shoqërinë që drejtonte ajo së bashku me nënën e saj shtetasen Lule Makashi, pasi nuk po menaxhojnë situatën pasi njerëzit që kishin aplikuar për viza pune dhe studimi donin lekët e paguara, dhe nuk kanë mundësi likuidimi.

Për këtë fakt ka biseduar me Lule Makashi, për problemet e shoqërisë “ANDE-LM” që ishte në vështirësi financiare, dhe  kanë nënshkruar nje “Kontrate dore” në të cilën është përshkruar se Lule Makashi ia shet atij shoqerine “ANDE-LM’, 100 perqind te kuotave te shoqerise “ANDE-LM”, shpk se bashku me çdo te drejte dhe detyrim qe shoqëria ka ndaj cdo personi te trete, shtetasit Klevis Rreshka.

Çmimi i shitjes nga shitesi te blerësi eshte ne shumen prej 1 euro, e cila paguhet nga blerësi ne favor te shitesit ne momentin e nënshkrimit te kësaj kontrate. Kjo kontrate eshte bere ne datën 24.04.2016, rreth orës 18.00, ne ambientet e shoqerise “ANDE-LM”

Eshte ushtruar kontroll ne zyrat e shoqerise Ande-LM me administratore shtetasen Lule Makashi dhe  gjate kontrollit te ushtruar ne keto ambjente jane gjetur dhe sekuestruar ne cilesine e proves materiale nje sasi e madhe me dokumentacion aplikimesh dhe refuzimesh të perpiluara nga kjo zyrë si dhe kompjuterat që kanë shërbyer për aplikime apo për mbajtjen e të dhënave.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura