Mashtrimi me vizat në Kanada, nis verifikimi i pasurisë së Luli Makashit

May 1, 2016 | 15:39
SHPËRNDAJE

Pas arrestimit dhe vendosjes së masës së sigurisë, Luli Makashin e dyshuar si e përfshirë në mashtrimin me vizat kanadeze prokuroria po verifikon llogaritë e saj bankare. Një shkresë i është dërguar bankave të nivelit të dytë për të mbledhur të gjithë informacionin e nevojshëm.

Lule dhe Adeila Makashi
Lule dhe Adeila Makashi

Burime nga grupi hetimor thonë për “Klan TV” se nëse 52-vjeçarja nuk arrin t’i justifikojë paratë që ka në llogaritë e saj ato do të sekuestrohen.

Në sitën e grupit hetimor do të kalojnë edhe llogaritë e familjarëve të saj të afërt. Gjithashtu informacion do të kërkohet edhe nga hipotekat për të parë pasuritë e paluajtshme të familjes Makashi.

Hetuesit thonë se ka kanë dyshime se, një pjesë e pasurisë të jetë vendosur nga mashtrimi që Luli Makashi u ka bërë shtetasve të ndryshëm, duke i marrë shuma të konsiderueshme parash në këmbim të një vize.

Në skemën e mashtrimit me vizat të shoqërisë Ande – LM janë përfshirë dhe persona të tjerë, të cilët dyshohet se janë bashkëpunëtorë me Makashin.

Burime nga policia bëjnë me dije se po punohet për shoqërimin e një djali dhe një vajze, rreth 25-vjeç, që sipas dëshmive të të dëmtuarve, punonin me 52 -vjeçaren. Skema e mashtrimit ishte e shtrirë dhe në vende si Danimarka, Norvegjia, Malta, si dhe kontrata punësimi 2-vjeçare në Dubai.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura