Mashtrimi për punësim në Kanada, prangosen në Rinas nënë e bijë

Apr 28, 2016 | 9:09
SHPËRNDAJE

Prangosen në Rinas nënë e bijë, të shpallura në kërkim pasi kishin mashtruar dhjetëra qytetarë me premtimin se do i punësonin në Kanada.

lule-dhe-vajzaPolicia bën me dije se Lule Makashi dhe vajza e saj, Adeila u arrestuan në Rinas.

Dy ditë më parë, policia vuri në pranga Klevis Rreshkën 25 vjeç, banues në Tiranë dhe shpalli në kërkim Lule Makashin, 51-vjeçe dhe vajzen e saj Adeila Makashin, 28 vjeçe, të dyja këto të fundit banuese në Tiranë.

Me premtimin se do i dërgonin në Kanada për të jetuar dhe se do fillonin punë, qindra shqiptarë janë mashtuar nga agjensia Ande-LM, firmë që u zhvati miliona lekë.

Njoftimi i policise

Policia Kufitare Rinas ndalon dy shtetase (nënë e bijë) të shpallura në kërkim. Me datë 27.04.2016, ora 23:30, u bë ndalimi i dy shtetaseve në kërkim: L. M, 52 vjeçe, banuese në Tiranë. A. M, 28 vjeçe, lindur dhe banuese në Tiranë.

Ndalimi i këtyre shtetaseve u bë për arsye se janë shpallur në kërkim, pasi me datë 25.04.2016 ne D. V. P. Tiranë janë paraqitur qytetar të shumtë, të cilët kanë kallëzuar se shtetesja L. M. dhe e bija e saj shtetsja A. M, i kanë mashtruar duke u marrë shuma të konsiderueshme parash me premtimin për punësim në Kanada.

Shtetaset e mësipërme i’u dorëzuan Seksionit të Luftës Kundër Krimit Ekonomiko-Financiar për veprime të mëtejshme.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura