Mashtrimi i shekullit / Kujtoi se ishte lidhur prej 13 vitesh me supermodelen Alesandra Ambrosio, volejbollistit të Italisë i zhdukin 700 mijë euro

Nov 26, 2021 | 23:00
SHPËRNDAJE

Historia e Roberto Kazaniga shumë mirë mund të kthehet në një film. Volejbollisti nga Milano i cili ka veshur edhe fanellën e përfaqësueses së Italisë është bërë pre e një mashtrimi spektakolar.

sdasdasdasd

Prej 13 vitesh, ai ishte njohur në rrjetet sociale me një vajzë me emrin “Maya” dhe kishte komunikuar vazhdimisht me të duke kujtuar se ishte supermodelja e njohur Alesandra Ambrosio. Për 13 vite me radhë ai kishte biseduar me të dhe kishte një “histori dashurie online” me të, gjithmonë bindur se po komunikonte me modelen braziliane, pa e takuar asnjëherë atë.

Një gjë e cila ishte zbuluar nga shokët e tij të cilët ishin shqetësuar se ishin të bindur që ishte mashtrim, dhe ashtu ka rezultuar. Pasi ata kanë lajmëruar policinë, ajo ka zbuluar se në fakt personi me të cilin ai bisedonte ishte një 50-vjeçare nga Sardenja.

Kjo e fundit, gjatë këtyre viteve kishte përfituar para e dhurata të kushtueshme nga Kazaniga, për një shumë që i afrohet 700 mijë eurove. Ajo ka përfunduar tashmë nën hetim nga policia italiane me akuzën e mashtrimit, bashkë me tre persona të tjerë që e kanë ndihmuar që të mbante gjallë këtë histori në mënyrë të pabesueshme prej 13 vitesh, duke mashtruar Kazanigën e gjorë.


PANORAMASPORT.AL

 

 

© Panorama.al

Te lidhura