Masat për sezonin/ Manastirliu në Tale: Shërbim i pandërprerë dhe autoambulancë për pushuesit

Jun 21, 2018 | 10:23
SHPËRNDAJE

Për herë të parë pranë plazhit të Tales në Lezhë është hapur një qendër shëndetësore verore në shërbim të pushuesve të shumtë ditorë që frekuentojnë këtë plazh.

manastirliu

“Nisur nga nevoja që ka patur vitin e kaluar dhe kërkesat e vazhdueshme për shkak të frekuentimit të lartë ditor të plazhit të Tales vendosëm hapjen e kësaj qendre verore si dhe vendosjen e një autoambulance fikse në zonën e plazhit. Janë 26 qendra verore që janë në dispozicion të pushuesve 24/7 në zonat turistike, për një sezon turistik të sigurtë”, tha Manastirliu gjatë inspektimit në qendrën e re shëndetësore verore në Tale.

Përveç qendrave verore, është rritur numri i autoambulancave që janë vendosur në dispozicion të pushuesve këtë vit.

“Janë 17 autoambulanca të stacionara në zonat turistike më të frekuentuara, të cilat janë të pajisura për herë të parë me të gjitha mjetet e nevojshme jetëshpëtuese. Nga ana tjetër kemi përforcuar shërbimin në spitalet pranë zonave turistike dhe I gjithë shërbimi po koordinohet nga urgjenca kombëtare”, tha Manastirliu.

Në kuadër të masave për mbarëvajtjen e sezonit turistik, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale po vijon edhe procesin e dezinsektimit pranë zonave turistike.
Deri tani janë kryer rreth 40 trajtime nga veriu në jug të vendit dhe ky process do të vijojë deri në muajin shtator, për të garantuar një sezon turistik të sigurtë.

Qendra Shendetesore Verore
Valbone
Razem
Tamarë
Theth
Velipoje
Shengjin
Tale
Gjiri i Lalzit
Currila
Durres Plazh
Shkembi i Kavajes
Golem
Mali i Robit
Divjake
Darezes
Zvernec
Vlore Plazhi Vjeter
Radhime
Drimadhes
Himare
Qeparo
Borsh
Ksamil 1
Ksamil 2
Pogradec
Kala e Dodës

Vendqendrimet e autoambulancave
Valbone
Theth
Tamarë
Tale
Velipoje
Shengjin
Divjake
Gjiri i Lalzit
Darezeze
Vlore Plazh I vjeter+Zvernec
Uji I ftohte+Radhime
Dhermi
Jale
Orikum
Borsh
Sarande
Himare

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura