Masat pas grushtit të shtetit/ Gjykatë dhe burg special për puçistët

Jul 20, 2016 | 11:08
SHPËRNDAJE

Në vijim të masave të rrepta pas dështimit të grushtit të shtetit, presidenti turk Erdogan mbledh sot Këshillin e Sigurisë Kombëtare e pas saj, mbledh qeverinë ku do të miratohet gjithçka do vendoset në Këshill.

erdogan

Hurriyet raporton se takimi i Këshillit të Sigurisë do të mbahet në mesdotë sipas orës lokale dhe në të do marrin pjesë autoritetet me të lartë ushtarakë dhe civilë të vendit, nën udhëheqjen e Erdoganit. Aty do jene shefi i Shtabit të Përgjithshëm, gjeneral Hulusi Akar, komandantët e forcave, kryeministri Binali Jildirim, kreu i Inteligjencës, Hakan Fidan Shefi, zëvendëskryeministra etj.

Sipas njoftimeve, qeveria po planifikon të krijojë një gjykatë të veçantë që do merret me pucistet dhe ndërtimin e një burgu të veçantë për pucistet e arrestuar të 15 korrikut, dites se grushtit te shtetit.

Zëvendëskryeministri Nurettin Canikli u zotua se masat që do merren gjatë takimeve të sotme do të ndihmojë në stabilizimin e vendit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura