Nga gjobat e familjarëve që futen pa leje në spitale, tek heqja e liçencës së farmacive që shkelin rregullat për 10 vite, zbardhet akti normativ i qeverisë

Mar 15, 2020 | 17:02
SHPËRNDAJE

Akti normativ i firmosur nga kryeministri Edi Rama, ministrja e Shëndtësisë dhe Mbrojtjës Sociale, Ogerta Manastirliu dhe ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj parashikon gjoba për institucionet dhe personat që nuk respektojnë rregullat e vendosura nga institucionet përkatëse, për mos përhapjen e koronavirusit.

infektivi mjek

Qëllimi i miratimit të këtij vendimi për shtrëngimin e masave ka për qëllim përcaktimin dhe forcimin  e  zbatimit  të rregullave, të vendimeve, të urdhrave dhe të udhëzimeve të nxjerra nga organet kompetente, në të  gjithë  territorin  e  Republikës  së Shqipërisë, për   parandalimin    dhe   luftimin   e përhapjes  së infeksionit të shkaktuar  nga COVID-19.

“Shkeljet e masave nga tregtarët gjobiten me 50 mijë lekë gjobë, kush organizon grumbullime njerëzish 5 mln lekë gjobë, familjarët që futen pa leje në spitale gjobë 500 mijë lekë. gjobë për personat që nuk deklarojnë se kanë ardhur nga zonat e prekura”, thuhet nder te tjra ne aktin normativ, botuar ne fletoren zyrtare.

Në aktin normativ bëhet e diotur se gjobat që do të paguhen do të derdhen 100% në buxhetin e shtetit.

Akti normativ permban: 

1-Subjektet që eksportojnë barna dhe pajisje mjekësore nga Republika e Shqipërisë, pa autorizim të   posaçëm   të ministrit   të   Shëndetësisë   dhe Mbrojtjes  Sociale, për  kryerjen  e  këtij  aktiviteti, dënohen me  gjobë  në  masën 5000  000  (pesë milionë)  lekë dhe  iu  sekuestrohet  e  gjithë  sasia  e barnave/pajisjeve  mjekësore.  Në  rast  përsëritjeje, masave  të  mësipërme  iu  shtohet  edhe  ndalimi eksportit të barnave/pajisjeve mjekësore, deri  në 6muaj.

2-Subjektet apo individët   që   organizojnë zhvillimin  eaktiviteteve  publike  dhe  jopublike, si aktivitete  sportive,  kulturore  dhe  konferenca, apo grumbullimet masive  në  vende  të  mbyllura  apo  të hapura, si  koncerte,  tubime  dhe  dëgjesa  publike, dënohen  me  gjobënëmasën 5  000  000  (pesë milionë) lekëpër  organizatorëtdhe  ndalimin  e aktivitetit.

3-Hyrja e shoqëruesve dhe/ose e familjarëve të pacientëve në ambientet  e  shërbimit  të  urgjencës mjekësore,   institucionet   e   kujdesit   shëndetësor, ambientet e  shërbimit  spitalor  ku  janë  duke  marrë trajtim  spitalor  pacientët,vetëm  me  përjashtim  të rasteve  kur  një  kërkesë  e  tillë  vjen  nga  drejtoria spitalore,  dënohen  me  gjobë në masën  500 000 (pesëqind   mijë) lekë për   shoqëruesin   dhe/ose familjarin e pacientit si dhe për personin përgjegjës që ka për detyrë zbatimin e këtij rregulli.

4-Dënohet me gjobë në masën 700 000 (shtatëqind mijë) lekë:

a) Shtetasi, i cili hyn në territorin e Republikës së Shqipërisë dhe nuk deklaron ardhjen e tij nga zonat e prekura nga infeksioni COVID-19, të deklaruara nga organet kompetente,vendase ose të huaja apo ndërkombëtare;

b) Shtetasi, i cili hyn nga zonat  e  prekura në territorin   e   Republikës së Shqipërisë, që nuk vetë karantinohet për  një  periudhë  14-ditore në ambientet e banesës së tij, si një masë parandaluese për  mospërhapjen  e infeksionit  të  shkaktuar  nga COVID–19;

c) Shtetasi, i cili vjen nga zonat  e  prekura  dhe nuk    zbaton    urdhrin e    dhënë nga    organet kompetente për vetëkarantinimin e detyrueshëm;

ç) Shtetasi,  i  cili ka rezultuar  pozitiv  dhe  nuk zbaton urdhrin e dhënë nga   organet  kompetente për vetëkarantinimin e detyrueshëm.

5-Institucionet arsimore, çerdhet dhe kopshtet, publike dhe jopublike, që nuk mbyllin aktivitetin e tyre  për  periudhën  e  përcaktuar  nga  autoritetet kompetente,  dënohen  me  gjobë në masën 5  000 000  (pesë  milionë) lekë për  institucionet  arsimore, publike/jopublike, dhe në  masën  1  000  000  (një milion)lekë     për     çerdhet     dhe     kopshtet, publike/jopublike.  Në rast  përsëritjeje iu  shtohet edhe  mbyllja e  veprimtarisë për  një periudhë 6-mujore.

6-Subjektet apo individët,  publikë  apo privatë, që  zhvillojnë  aktivitete  në  ambientet  e  mbyllura  të argëtimit  për  fëmijëe  të  rinj,  palestrat,  qendrat sportive,   pishinat,   qendrat   e   internetit,   qendrat kulturore,që nuk   zbatojnë urdhrin   e   organit kompetent  për mbylljen e  tyre, dënohen  me gjobë në masën 1000 000 (një  milion)  lekë,  dhe  në  rast përsëritjeje iu  shtohet  edhe  mbyllja e  veprimtarisë për një periudhë 6-mujore.

7-Subjektet apo individët,  të  cilët  nuk  zbatojnë urdhrat   e   dhëna   nga   organet   kompetente për mos mbylljen e  bareve,  lokaleve, restoranteve  dhe klubeve, dënohen me  gjobë në  masën  1  000  000 (një  milion)lekë  dhe  në  rast  pësëritjeje iu  shtohet edhe mbyllja e aktivitetit për një periudhë 6-mujore.

8-Subjektet dhe individët, publikë apo privatë, të  cilët,  në  kundërshtim  me  urdhrat  e  autoriteteve kompetente,    lejojnë    zhvillimin    e    aktiviteteve sportive,  sociale,  kulturore,  ekskursionet mësimore të  organizuara  nga  institucionet  arsimore, publike dhe private, brenda dhe jashtë vendit, dënohen me gjobë në masën 1 000 000 (një milion)lekë dhe në rast  pësëritjeje  iu  shtohet  edhe  mbyllja  e  aktivitetit për një periudhë 6-mujore.

9- Organet e shërbimit   postar   duhet   të garantojnë   vazhdimësinë   e   shërbimit   dhe   të hartojnë një plan masash  për të kufizuar kontaktet e  punonjësve  me  publikun  dhe  për  të  shmangur grumbullimin  në  sportele  apo  në  ambiente  të  tjera të brendshme.

Moszbatimi i këtij detyrimi dënohet me gjobënë masën 1 000 000 (një milion) lekëdhe në   rast   përsëritjeje iu   shtohet   edhe   mbyllja e veprimtarisë për një periudhë 6-mujore.

10-Në ambientet e brendshme apo strukturat e veçanta të institucioneve të kujdesit shëndetësor, të poliklinikave, të spitaleve, publike e  jopublike, ku zhvillohen   vizita   dhe   konsulta   ambulatore, të merren  masa  të  menjëhershme  për  ndalimin  e grumbullimit   të   pacientëve.   Moszbatimi   i   këtij detyrimi  dënohet me  gjobënë  masën 1  000  000 (një  milion) lekë dhe në rast përsëritjeje iu  shtohet edhe  mbyllja e  veprimtarisë për  njëperiudhë 6-mujore.

11-Drejtuesit e automjeteve,të   cilët   nuk zbatojnë ndalimin   eqarkullimit   të   mjeteve   të transportit,publik  dhe  privat,  përfshirë  automjetet private, në zonat dhe  oraret e  përcaktuara  nga organet  kompetente,  dënohen me heqje  të lejes  së drejtimit për   një periudhë tre vjeçare dhe me bllokim  të mjetit. Nga   ky  rregull  përjashtohen personat e autorizuar nga organet kompetente.

12-Rritja e çmimit të shitjes të të gjitha mallrave dhe produkteve ushqimore, barnave, pajisjeve mjekësore dhe shërbimeve,nëkrahasim me çmimine tyre në shitje të rregullt, të tregtuar në muajt  paraardhës  nga  data  e  hyrjes  në  fuqi  të  këtij akti  normativ, dhe  për  produktet  sezonale, sipas çmimit të tregtuar në të njëjtën periudhë kohore në vitin  paraardhës  nga  data  e  hyrjes  në  fuqi  të  këtij akti  normativ,  kur  nuk  vjen  si  pasojë e  rritjes  së çmimit  nga  importi  i  tyre,  dënohet  me  gjobë në masën 5000 000 (pesë milionë) lekë për tregtuesit me  shumicë  dhe  100  000 (njëqind  mijë) lekë  për tregtuesit me pakicë. Në rast përsëritjeje iu shtohet edhe  mbyllja e  veprimtarisë  për  një  periudhë  6-mujore.

13-Të gjitha transmetimet  audiovizive me  më shumë se dy persona në të njëjtën studio televizive dënohen me gjobënë masën 1000 000 (një milion) lekë dhe   në rast   përsëritjeje iu   shtohet   edhe vendosja  e bllokimit, të pjesshëm ose  të plotë, të transmetimit nga media audiovizive si dhe bllokimi dhe/ose  ndalimi  i  funksionimit të pajisjeve, pas marrjes  së vendimit nga  ministria  përgjegjëse  për shëndetësinë dhe zbatohet nga organi kompetent.

14-Mosofrimi i shërbimeve   nga   farmacitë, tregtuesit me shumicë të barnave dhe prodhuesit e barnave,duke   zbatuar   kriteret   e   sigurisë   të përcaktuara  nga  organet  kompetente, dënohet  me gjobë në  masën 10000  000  (dhjetë  milionë)  lekë për  tregtuesit  me  shumicë  dhe  në  masën  50  000 (pesëdhjetë mijë) lekë për tregtuesit me pakicë. Në rast  përseritjeje me  bllokimin  e  të  gjithë  sasisë  së mallit dhe mbylljen e veprimtarisë për një periudhë tre vjeçare.

15-Mosofrimi i shërbimeve   nga   subjektet/individët  që  tregtojnë  produkte  ushqimore,  me shumicë apo pakicë, duke zbatuar kriteret e sigurisë të  përcaktuara  nga  organet  kompetente, dënohet me  gjobë  në  masën 10000  000  (dhjetë  milionë) lekë për  tregtuesit  me  shumicë dhe në  masën  50 000 (pesëdhjetë mijë) lekë për tregtuesit me pakicë. Në  rast  përsëritjeje me  bllokimin  e të  gjithë  sasisë së   mallit dhe mbylljen e   veprimtarisë   për   një periudhë tre vjeçare.

16-Në varësi të dinamikës  së spitalizimit të  të prekurve  nga infeksioni COVID-19, me  urdhër të ministrit  përgjegjës  për  shëndetësinë, vendosen  në dispozicion    edhe    strukturat    private    spitalore ambulatore, hoteliere, autoambulancat dhe personeli përkatës, shëndetësor e mbështetës. Moszbatimi  i  këtij  urdhri  dënohet  me  gjobë në masën 5000  000 (pesë  milionë)  lekë  dhe  në  rast përsëritjeje vendoset bllokimi  i aktivitetit, duke  e vendosur strukturën në  dispozicion  të  shërbimit publik   shëndetësor gjatë   gjithë   kohëzgjatjes   së infeksionit  COVID-19.

Në  këtë  rast,   personeli përkatës, shëndetësor e mbështetës, është i detyruar të shërbejë nën drejtimin     e strukturave shëndetësore shtetërore. Moszbatimi i    këtij detyrimi   nga personeli   përkatës,   shëndetësor   e mbështetës,  dënohet  megjobë  në  masën 100  000 (njëqind   mijë)   lekë   dhe   në   rast   përsëritjeje iu shtohet  edhe  heqja  e të  drejtës  së ushtrimit  të profesionit për një periudhë dhjetëvjeçare.

Neni 4
Organet kompetente për dhënien e masave
administrative

1. Të drejtën e dhënies së masave administrative, sipas përcaktimeve të nenit 3, të këtij akti normativ, e ka organi kompetent sipas fushës së përgjegjësisë dhe, në çdo rast, nga Policia e Shtetit.

2. Për rastet e përcaktuara në nenin 3, të këtij akti normativ, nuk jepet e njëjta masë administrative njëkohësisht nga dy ose më shumë organe kompetente. Në këto raste zbatohet masa e dhënë nga organi që ka konstatuar i pari shkeljen.

3. Gjobat e dhëna, sipas këtij akti normativ, përbëjnë titull ekzekutiv dhe modeli i tyre përcaktohet nga organi kompetent sipas fushës së përgjegjësisë dhe, në çdo rast, nga Policia e Shtetit.

4. Gjobat e mbledhura, sipas këtij akti normativ, derdhen 100% në buxhetin e shtetit.

5. Shqyrtimi dhe dhënia e masave administrative bëhen në përputhje me parashikimet e Kodit të Procedurave Administrative.

Neni 5
Vendimmarrja nga organet kolegjiale

Marrja e vendimeve nga organet kolegjiale, gjatë kohëzgjatjes së gjendjes së infeksionit të shkaktuar nga COVID-19, realizohet edhe nëpërmjet mjeteve të komunikimit elektronik.

Neni 6
Kohëzgjatja dhe zbatimi

1. Ky akt normativ ka karakter të përkohshëm dhe zbatohet për aq kohë sa zgjat periudha e infeksionit të shkaktuar nga COVID-19.

2. Zbatimi i këtij akti normativ, për kohëzgjatjen e periudhës së infeksionit të shkaktuar nga COVID-19, ka përparësi ndaj dispozitave të akteve të tjera lidhur me masat administrative.

3. Në çdo rast, ky akt normativ nuk përjashton aplikimin e legjislacionit në fuqi për parandalimin dhe luftimin e sëmundjeve infektive apo akte të tjera ligjore, për aq kohë sa nuk janë në kundërshtim me dispozitat e këtij akti.

Neni 7
Hyrja në fuqi

Ky akt normativ hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura