Masat kundër COVID/ Greqia shtyn sërish afatin për hapjen e pikës kufitare Kapshticë, ja deri në cilën datë

Mar 8, 2021 | 16:25
SHPËRNDAJE

Greqia ka vendosur të shtyjë sërish afatin e hapjes së doganës së Kapshticës, në kuadër të masave anti-COVID. Pika kufitare do të qëndrojë e mbyllur deri në datën 22 mars dhe më pas pritet sërish rishikimi i këtij vendimi.

kapshtice

Po ashtu bëhet e ditur se dalja nga Greqia dhe hyrja drejt vendit tonë, do të jetë e lejuar nga ora 06:00 deri në orën 22:00, vetëm për këmbësorët dhe mjetet e tonazhit të rëndë (kamiona mallrash).

Ndërsa për mjetet si autobusë, taksi, apo çdo mjet tjetër i transportit të pasagjerëve, nuk do të lejohet të kalojë.

Stacioni i Policisë Kufitare Kapshticë:

Autoritetet e Policisë Greke, në vijim të masave të marra nga qeveria greke mbi përballimin e situatës së krijuar për shkak të pandemisë COVID-19, kanë njoftuar palën shqiptare për shtyrjen e afatit të bllokimit të Pikës së Kalimit Kufitar Kapshticë, deri në datën 22.03.2021.

Deri në këtë datë, dalja nga Shqipëria dhe hyrja drejt Greqisë nëpërmjet kësaj pike kalimi, vijon të jetë e mbyllur.

Ndërsa dalja nga Greqia dhe hyrja drejt vendit tonë, do të jetë e lejuar nga ora 06:00 deri në orën 22:00, vetëm për këmbësorët dhe mjetet e tonazhit të rëndë (kamiona mallrash). Mjetet si autobusa, taksi, apo çdo mjet tjetër i transportit të pasagjerëve, nuk do të lejohet të kalojë.

Duke ju falenderuar për mirëkuptimin.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura