“Arrest shtëpie” Frrokut: Drejtësia foli. Avokatët: Provat i kemi në favor. Në gjyq deputeti u tha familjarëve: Mos u trembni nga prangat e ‘kosit dhe llallës’ (FOTO)

Mar 28, 2015 | 21:32
SHPËRNDAJE

UPDATE/ Gjykata e Larte ka caktuar sot masen e sigurise “Arrest shtepie” per deputetin kristian demokrat Mark Frroku. Frroku fiton keshtu nje beteje te pare, ate te qendrimit ne izolim ne banese dhe jo ne qeli, nderkohe qe vijon hetimi i akuzes ne ngarkim te tij. 

Deputeti Frroku ka dale nga gjykata ne oren 15.50 minuta, pa pranga ne duar, eshte shoqeruar me duartrokitje nga familjaret, ka pershendetur me dore dhe ka thene vetem nje fjali te shkurter “Nuk kam asnjë koment. Drejtesia foli”.

Mark Frroku pas daljes nga gjykata

Seanca ka qene e gjate, afersisht 2 ore e gjysme, zhvilluar me dyer te mbyllura dhe ka perfunduar ne oren 15.35 minuta, kohe ne te cilen dolen jashte salles dy avokatet mbrojtes te tij, ku njoftuan vendimin e marre.  Sipas vendimit, Frroku urdherohet te mos lere ambientet e baneses dhe te mos kete asnje komunikim tjeter pervec se me familjaret. 

Gjykata e Lartë e ka cilësuar të ligjshëm ndalimin e Frrokut.

Pas daljes nga gjykata, Frroku është dërguar në Drejtorinë e Policisë Tiranë për të përfunduar procedurat e parashikuara nga ligji, para se të dërgohej në banesë. Frroku ka lëndë drejtorinë e policisë në orën 18:49, i shoqeruar per ne banese nga forcat Shqiponja.

Në orën 18:54 makina e policisë me deputetin Frroku ka mbërritur në banesën e këtij të fundit.

Frroku mbërrin në banesë

 

Frroku duke lene drejtorine e policise me nje makine te Shqiponjave

 

Frroku duke dalë nga Gjykata e Lartë

 

Frroku duke dale nga gjykata pa pranga

 Avokatet: Duhet te lirohej, provat ishin ne favor te Frrokut  

Avokatet mbrojtes te Frrokut e kane falenderuar kolegjin penal qe vemndosi arrestin e shtepise, por jane shprehur gjithsesi te pakenaqur me kete vendim, pasi ai duhet te ishte lene i lire. 

“Prokuroria ka vepruar në mënyrë të jashtëligjshme duke ushtruar presion mbi gjykatën, duke atribuuar në media, tjetër thuhet në media, tjetër në sallën e gjyqit. Prokuroria deklaroi se ngjarja është farsë dhe kjo është në favorin e klientin tonë, pasi Frroku ka deklaruar se nuk ka asnjë lidhje më këtë ngjarje, që është e sajuar”-tha avokati mbrojtës.

Avokatët e Mark Frrokut, Vishaj dhe Gjokutaj duke dalë nga Gjykata e Lartë

Sipas mbrojtjes nuk ka asnjë provë që ta mbajë Frrokun në akuzën që i atribuohet. “Nuk ka asnjë provë, të gjitha atribuimet që ka bërë dhe gjithçka tjetër janë të pabaza. Falenderojmë kolegjin që na njohu me provat, provat ishin në favor të klientit tonë, ngjarja është farsë e nuk ka lidhje Frroku me këtë por ne jemi të pakënaqur duhej lirimi i tij, ne kemi dëgjuar përgjigjet Bami-Doshi”- tha avokati tjetër. 

Nisja e seances, mesazhi i Frrokut per familjaret  

“Mos u trembni nga prangat e kosit e llalles”. Me kete batute deputeti kristiandemokrat Mark Frroku u eshte drejtuar te afermve ne sallen e gjyqit, nderkohe qe ka hyre brenda me pranga ne duar, ne pritje te caktimit te mases se sigurise ne ngarkim te tij.

Frroku i prangosur

Fjaline Frroku e ka thene sapo ka hyre ne sallen e gjyqit, ku eshte vene re prani e madhe e te afermve dhe familjareve te tij. Ai eshte interesuar shkurt edhe per gjendjen shendetesore te familjareve, vecanerisht te babait te tij.  

Seanca u vendos te mbahet me dyer te mbyllura, pa pranine  e medias dhe familjareve per ruajtje te sekretit te hetimit. Pas kesaj, te gjithe te pranishmit jane nxjerre nga salla.

Frroku pershendet me pranga ne duar  

Deputeti Mark Frroku, shoqeruar me disa makina policie ka mberritur ne Gjykaten e Larte ne oren 13.00 te dites se sotme.

Pasi eshte nxjerre nga makina e policise, me pranga ne duar, ai eshte dukur i qete dhe ka pershendetur me duart lart te aferm e familjare qe duket se kane qene para Gjykates ne pritje te vendimit per masen e sigurise qe do te caktohet ndaj tij.

Frroku duke hyre ne Gjykate

Pas përcaktimit të pesëshes gjykuese që do të vendosë për fatet e tyre, nëse do të gjykohen në liri, apo në arrest me burg, mësohet se i pari do të dalë para gjykatës deputeti kristian demokrat Mark Frroku.

Frroku duke pershendetur

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Fill pas caktimit te orarit, Gjykata i eshte drejtuar me nje shkrese njoftuese Drejtorise se Policise se tiranes per mbajtjen e seancave te sotme, e pritet qe te dy te venit ne akuze te paraqiten ne sallen e gjyqit.  

Paraditen e sotme, me short u caktua trupa me 5 gjyqtaret qe do te bejne vleresimin e ligjshmerise se ndalimit dhe caktimin e mases se sigurise. Ata jane: Guxim Zenelaj, Aleksander Muskaj, Artan Zeneli, Admir Thanza dhe Majlinda Andrea. 

Avokatet e kane cilesuar ndalimin te paligjshem, duke deklaruar se nuk ka prova per nje gje te tille.  

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura