Masat e rrepta kundër koronavirusit/ Policia “godet” bordellon duke gjetur burra e gra në ‘lojëra’ seksuale

Mar 26, 2020 | 19:38
SHPËRNDAJE

Teksa masat kundër koronavirusit janë bërë të rrepta edhe në Spanjë, vendi më i prekur pas Italisë, policia spanjolle gjeti gjashtë persona në një bordello që dyshoheshin se po kryenin orgji.

26445950-0-image-a-2_1585239099747

“Daily Mail” shkruan se policia në kryeqytetin spanjoll konfirmoi se gjeti personat në një banesë – e dyshuar si bordello-duke marrë pjesë në një festë seksi.

Sipas mediave lokale, disa fqinj në ndërtesë thirrën policinë duke u ankuar njerëzit që hynin dhe dilnin nga një banesë dhe lëshonin muzikë me zë të lartë.

Raportet thanë se policia hyri në banesë të shtunën dhe gjeti katër gra dhe dy burra të zhveshur në një korridor me tre dhoma gjumi.

Autoritetet lokale gjetën gjithashtu pije alkoolike dhe pjesë cigaresh në të gjithë banesën, raportojnë media lokale.

Policia raportohet të dyshonte se shtëpia funksiononte si një bordello pasi vetëm njëra nga gratë ishte regjistruar si qiramarrëse në të.

Raportet pretendojnë se autoritetet lokale paraqitën një ankesë kundër qiramarrësit për shkeljen të rregullave kundër ndotjes së zhurmës.

Pesë të ftuarit e tjerë u raportuan gjithashtu për thyerjen e karantinës së deklaruar nga qeveria kombëtare për të ndaluar përhapjen e COVID-19. Asnjë arrestim nuk është raportuar.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura