Masat e reja, gjoba 20 mijë lekë kush hedh plehrat në tokë

Aug 25, 2015 | 14:30
SHPËRNDAJE

Janë bërë sot publike nga Bashkia e Tiranës paketa e penaliteteve për të gjithë ata qytetarë dhe biznese që dëmtojnë, zaptojnë apo ndotin ambientet e përbashkëta të kryeqytetit.

d586bc12-7218-429f-afca-f5ef11cf8f9f---0-Masat konkrete për çdo shkelje i prezantoi vetë kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, gjatë një takimi që zhvilloi sot me 24 administratorët e njësive të Tiranës. Në total janë 7 masa që kërkojnë jo vetëm të zhdëmtojnë pronën e dëmtuar, por edhe të ndërgjegjësojnë qytetarët për respektimin e rregullit dhe ligjit në jetën e përditshme në komunitet.

7 masat për një qytet të pastër janë:

  1. Hedhja e mbeturinave në rrugë ose jashtë kontenierëve – 5.000 lekë
  1. Kryerje e punimeve pa leje – 500.000 lekë + shpenzimet e prishjes
  1. Shfrytëzimi i paligjshëmi hapësirave publike – 20.000 lekë + 300 lekë/m2
  2. Vandalizimi i pronës publike me: 20.000 lekë
  3. dëmtim, bllokim, vjedhje pusete;
  4. urinim/pështyrje/grafiti në rrugë;
  5. dëmtim i shtyllave të ndriçimit/ndriçuesve;
  6. dëmtim pemësh
Kompanitë e përmbarimit do të kontraktohen për zbatimin e këtyre masave. Sakaq, paratë që do të vilen nga gjobat do të shkojnë për gjelbërimin e hapësirave publike.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura