Masat e duhura të kalciumit që nuk ju shëndoshin

Sep 20, 2017 | 14:12
SHPËRNDAJE

Sipas Institutit Kombëtar të Shëndetit, shumica e njerëzve, kur plaken, shfaqin një intolerancë ndaj laktozës, edhe nëse në rini e kanë pirë qumështin pa problem. Me kalimin e viteve, trupi e ndalon prodhimin në sasi të mëdha të laktozës, enzimës përgjegjëse për shpërbërjen e laktozës.

Zakonisht, prodhimi nuk ndërpritet plotësisht, por kalon pak laktozë e padëmtuar nga zorra e hollë në zorrën e trashë, ku fermentohet nga bakteret e atjeshme. Kur bakteret shpërbëjnë laktozën, prodhohet gaz, i cili mund të shkaktojë fryrje, dhimbje barku dhe diarre. Moskonsumimi i ushqimeve me bazë bulmeti vetëm sa i përkeqëson gjërat, sepse kështu, bakteret e humbasin efikasitetin për të shpërbërë laktozën.milk-cheese-8224509

Për më tepër, me kalimin e moshës, zorrët bëhen më të paafta për ta përthithur kalciumin dhe vitaminën D, edhe pse janë kaq të nevojshme për të ruajtur mprehtësinë e mendjes, kujtesën dhe qarkullimin e mirë të gjakut, ndaj bëni kujdes që kalciumi të mos mungojë.

Nëse nuk e toleroni laktozën ose jeni vegjetarianë (ose thjesht doni të zvogëloni konsumin e bulmetit), mund të merrni sasinë e rekomanduar (ose SR) të kalciumit për të rritur, duke konsumuar 1000 miligramë në ditë nga këto ushqime të rekomanduara nga Departamenti i Bujqësisë i SHBA-ve:

  • Drithëra të përpunuara, 28.3 g = 236 – 1 043 mg
  • Pije soje, e përforcuar me kalcium = 364 mg
  • Sardele,85 g = 325 mg
  • Salmon 85 g = 178 mg
  • Brokoli të gatuara ½ filxhan = 178 mg
  • Melasë, shurup i zi, 1 lugë gjelle = 172 mg
  • Kokrra soje të gjelbra, ½ filxhan = 130 mg
  • Spinaq i gatuar, ½ e filxhan = 146 mg
  • Fasule të bardha, të konservuara, ½ filxhan = 96 mg.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura