Masakruan nëntë gra dhe fëmijë amerikanë, Trump paralajmëron kartelet meksikane të drogës: Duhet të fshihen nga faqja e Tokës

Nov 6, 2019 | 17:00
SHPËRNDAJE

Presidenti i SHBA Donald Trump tha se kartelet meksikane të drogës duhet të “fshihen nga faqja e Tokës”. Komentet erdhën pas ngjarjes në Meksikën veriore, ku anëtarë të dyshuar bandash masakruan nëntë gra dhe fëmijë amerikanë.

Anëtarët e kartelit të drogës mund të kenë vënë në shënjestër gabimisht automjetin e viktimave, duke e kujtuar për atë të një bande rivale droge, thanë zyrtarët meksikanë.

f70e9076-3963-447c-9b71-99fdf36f4b92_w1023_r1_s

Presidenti Trump shkruante në Tweeter: “Nëse Meksika ka nevojë ose kërkon ndihmë për spastrimin e këtyre monstrave, Shtetet e Bashkuara janë të gatshme dhe të afta ta bëjnë punën shpejt dhe në mënyrë të efektshme”.

Por Presidenti Meksikan Andres Manuel Lopez Obrador refuzoi, duke thënë se qeveritë e mëparshme meksikane kanë provuar një zgjidhje ushtarake e cila “nuk ka funksionuar”.

Pritë u zhvillua të hënën në një zonë të largët të shtetit verior Sinaloa të Meksikës, ku karteli Sinaloa ishte angazhuar në një luftë të gjatë dhe të përgjakshme me turmat me bandat rivale të drogës./ VOA

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura