Masakroi me thikë shqiptaren nënë e dy fëmijëve në Itali, zbardhet motivi që e shtyu autorin drejt aktit të rëndë

May 27, 2022 | 14:12
SHPËRNDAJE

Detaje të reja nga dëshmia e autorit të krimit të rëndë në Itali, ku një 28-vjeçar vrau me thikë 37-vjeçaren shqiptare Brunilda Halla para shkollës së djalit të saj.

Avokati i autorit, tha se shqiptarja Brunilda Halla, nene e dy femijeve, u vra si “rebelim ndaj shoqërisë”. 1653594523_brunildahalla-752x440

Sipas mediave italiane, që citojnë avokatin e autorit, i riu vuan nga probleme të shëndetit mendor prej vitesh dhe ka qenë viktimë e bullizimit.

“Ai pranoi faktet, përgjegjësinë e tij për vrasjen. Ai vetë kërkoi të fliste me prokurorin për të rrëfyer. Ai është probleme të shëndetit mendor, viktimë e bullizmit që ndiqej nga neurologë dhe psikiatër. Në vitin 2016 i është nënshtruar trajtimit shëndetësor”, tha avokati Franco Vinciguerra.

Prokurori i Raguzës Fabio D’Anna e quajti autorin si “një njeri problematik” dhe shtoi se vrasja duhet të jetë aksidentale sepse nuk ka gjetur kontakte të mëparshme mes autorit dhe viktimës.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura