Masakroi gruan me sqepar, burri vrasës i tronditur në gjyq: Nuk di si e vrava Tashën time

Aug 21, 2017 | 21:20
SHPËRNDAJE

Gjykata per Krimet e Renda caktoi masen “arrest ne burg” per Tajar Kazanxhi, i akuzuar per vrasjen e bashkeshortes ne Plug te Lushnjes.

Sipas gazetarit të “Panorama”, Armand Bajrami, Kazanxhi është shfaqur i përlotur dhe i tronditur në sallën e gjyqit duke u shprehur:

Tajar-Kazanxhi-ne-gjyq

“Nuk di si e vrava Tashën time. Une vetem punoja. Nuk pija as alkool dhe as nje gje te keqe. I vetmi debat me Tashen ishte pse me thoshte t’i lija shtepine djalit te saj. Per t’i plotesuar deshiten Tashes do ia le shtepine djalit te saj”, ka thënë i akuzuari, raporton “Panorama”.

Gruaja e tij, 51- vjeçarja Natasha Kanzanxhi, mësohet se gjeti vdekjen në spitalin e Traumës në Tiranë pas disa orësh luftë me vdekjen që nga momenti i krimit.

Sipas të dhënave të Policisë, dy bashkëshortët jetonin të vetëm në fshatin Plug. Ata ishin prindër të dy vajzave, të cilat janë të martuara. Në momentin e ngjarjes, në banesë ka qenë vetëm viktima.

Kjo e fundit ka qenë duke prashitur perimet që i kishte mbjellë në një sipërfaqe në fund të oborrit, kur i shoqi është kthyer në banesë rreth orës 18:15. Ai ka qenë në gjendje të dehur dhe ka nisur pa shkak të debatojë me të shoqen, e cila herë pas here i kërkonte të punonte dhe të mos pinte.

Për këtë shkak, debatet mes tyre kanë qenë të vijueshme, pasi i zoti i shtëpisë thuajse çdo ditë shkonte i dehur në shtëpi. Sipas të dhënave, pas një debati momental, 55- vjeçari e ka dhunuar të shoqen.

burri vret gruan sqepar

Më pas, ai i ka marrë nga dora një sqepar, me të cilin ajo po prashiste, dhe e ka masakruar duke e qëlluar disa herë në kokë dhe në kraharor. Britmat e gruas kanë vënë në alarm fqinjët e tyre. Ata mbërritën në vend, por ka qenë tepër vonë. 51- vjeçarja ndodhej mes pellgut me gjak, ndërsa i shoqi i dehur që mbante ende sqeparin në duar, ka qëndruar në vend në pritje të policisë.

Fqinjët e kanë dërguar gruan e plagosur rëndë menjëherë në spitalin e Lushnjës. Bluzat e bardha i kanë dhënë asaj ndihmën e parë, por për shkak të plagëve të rënda në kokë dhe në trup ata kanë vendosur ta nisin me urgjencë drejt spitalit të Traumës.

Me gjithë ndërhyrjen e mjekëve të Tiranës, 51- vjeçarja nuk ka arritur t’u bëjë ballë plagëve të rënda e për pasojë ka ndërruar jetë pak minuta më pas. E sinjalizuar për ngjarjen, policia e Lushnjës mbërriti në vend dhe arrestoi menjëherë autorin e krimit.

Burime nga grupi i hetimit bënë të ditur se në momentin e arrestimit burri ka qenë i dehur. Ai është shprehur se nuk mbante mend asgjë nga ajo që kishte ndodhur. Në pyetje janë marrë edhe fqinjë të tyre, të cilët kanë konfirmuar se çifti kishte shpesh zënka dhe se gruaja dhunohej për shkak se kryefamiljari pinte.

“Në datën 18.08.2017, rreth orës 18:15, në fshatin Plug, shtetasi Tajar Kazanxhi, 55 vjeç, në banesë ka goditur me sende të forta bashkëshorten e tij, shtetasen Natasha Kanzanxhi, 51 vjeçe, e cila më pas humbi jetën. Policia ka shoqëruar në Komisariatin e Policisë Lushnje, autorin e dyshuar, shtetasin Tajar Kazanxhi. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave dhe shkaqeve të kësaj ngjarjeje”, thuhej në njoftimin e policisë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura