Masakrimi i teknologut Duraj në Ballsh, flet vajza: Si e kuptuam kush ishte autori

Oct 11, 2017 | 13:41
SHPËRNDAJE

Për një vit të tërë u është dashur të jetojnë me dyshimin se cili mund të ishte autor i vrasjes së familjarit të tyre. Ankthi i familjes Duraj në Ballsh, filloi që në datën 14 nëntor 2016, pasi humbën kontaktet me familjarin e tyre, Shefon, i cili u zhduk pa lënë asjë gjurmë. Gruaja e tij ka pasur kontaktin e fundit, ku përmes një telefonate pasi la turnin e tretë nga Uzina e naftës në Ballsh, ku punonte si teknolog, ai e njoftonte se do të shkonte për ngushëllim tek një shok në Skrapar.

shefo-duraj

Policia nisi kërkimet në zonë, por nuk gjeti asnjë gjurmë të 57-vjeçarit deri mbrëmjen se martës, 29 nëntor 2016, kur një bari i zonës lajmëroi autoritetet për një kufomë në pyllin e fshatit Kalenjë ku edhe banonte 57-vjeçari.

Një vit pas ngjarjes së rëndë, pas një punë operative dhe hetimore intensive, policia e Fierit ka zbardhur ngjarjen dhe ka vënë në pranga autorin e dyshuar për vrasjen, 41-vjeçarin Feti Yzeiraj, banues në fshatin Aranitas të Mallakastrës.

Mësohet se detaji që ka tradhtuar autorin e ngjarjes është një celular që i është gjetur, i cili i përket viktimës.

Sakaq, ka reaguar vajza e viktimes, Jonida Duraj, e cila tregon edhe dyshimet e familjes së saj mbi autorin e kësaj vrasje makabre. Ajo thotë se familjarët e saj njiheshin me të afërmit e autorit, ndërsa shton se dyshimi i tyre binte konkretisht mbi familjen Yzeiraj.

Ajo thotë se shkak për këto dyshime, ishin lidhjet me ngjarjet e ndodhura më parë.

Nga veprimet hetimore ka rezultuar se viktima Shefo Duraj mund te jete vrare per motive hasmerie, pasi babai i tij Llane Duraj ka vrare rreth viteve 1968 nje bashkefshatarin e tij qe quhej My.G dhe se djali i My.G i cili quhet Mu. G. ka dijeni per vrasjen e shtetasit Shefo Duraj. Per kete, jane kryer kontroll ne banesen e shtetasit M.G, ne te cilen u gjet ky i fundit, gruaja e tij dhe djali i tij. Ne kontrollin e baneses u gjeten dy sepata te vogla, nje sepate e madhe, nje kosare, nje bel si dhe dy bidona plastic 1.5 l, njera e mbushur plot dhe tjetra deri ne 1/3 e saj me lende te dyshimte djegese, te cilat u sekuestruan me cilesine e proves materiale per ekspertime te metejshme.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura