Masakrimi i shqiptarit në Greqi, Policia: U urdhërua nga bosi i drogës

May 24, 2016 | 9:35
SHPËRNDAJE

Policia greke ka zbardhur motivin e masakrimit të shqiptarin Dritan Terpollari në Veri të Greqisë. Sipas një shkrimi në “Huffington Post-in” grek, motivi i krimit makabër mendohet që të jetë droga.

Bledar Terpollari
Bledar Terpollari

Gazeta prestigjoze, duke cituar burime nga Policia shkruan se vrasja e Terpollarit është urdhëruar nga grupet mafioze që trafikojnë drogë në kufirin greko-shqiptar.

Hetimet thuhet se janë në rrugën e duhur dhe është vetëm çështje ditësh deri sa ngjarja të zbardhet e plotë. Shqiptari 26-vjeçar, që u gjet me kokë të prerë në një stallë bagëtish më 9 maj të këtij viti punonte si çoban në zonë.

Policia greke ka marrë dëshmi nga persona të ndryshëm dhe dëshmitarë okularë dhe ka dalë në përfundimin se vrasja e Terpollarit është e paguar.

Sipas Policisë, janë katër persona që kanë organizuar vrasjen e shqiptarit dhe dyshohet fort se ajo është urdhëruar nga një bos mafioz që kontrollon trafikun e drogës në Veri të Greqisë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura