Shqiptari 17-vjeçar u vra se shoku dyshonte që po i merrte ish-të dashurën. Prekës reagimi i prindërve (FOTO/VIDEO)

Jul 23, 2015 | 8:10
SHPËRNDAJE

UPDATE/ Igli Meta, 20-vjeçari që akuzohet se ka vrarë bashkekombasin e tij 17-vjeçar ka vepruar i shtyre nga xhelozia. Në rrefimin e tij në polici, shqiptari tha se ishte i bindur që Ismaili kishte provuar të afrohej me ish-te dashuren e tij dhe per kete ai donte qe ta ndëshkonte. Kjo është një nga detajet e publikuara nga policia në Pesaro, pasi hetuesit kane dëgjuar për orë të tëra deshmite e dy shqiptarëve të moshës 19 dhe 20-vjeçare. 

“Djali më është lutur të them se i kërkon të falur familjes dhe qytetarëve. Dhe se nuk kishte pasur qëllim ta vriste. Ka pranuar se kishte dashur t’i jepte një mësim djalit, por situata i kishte dalë nga dora”,-ka thënë avokati i Igli Metës.

Vajza maqedonase, ka konfirmuar motivin, duke thënë se Igli kishte kohe qe e mundonte atë me këtë dyshim.

11749369_10153408379337159_755527219_n

“Ismaeli – tha sot koloneli Antonio Sommese, – ka kryer pa dashje një gabim: që ka ngjallur xhelozinë e Metës, i bindur se djali ishte i interesuar apo kishte pasur një marrëdhënie me të dashurën e tij. Një brejtje e vazhdueshme, derisa ai vendosi ta bëjë atë të paguajë”. 17-vjeçari u vra nga autoret e dyshuar,  Igli Meta dhe Marjo Mema. 

11694295_10153408389292159_95688934_n

Familjarë dhe miq të Ismail Lulit kanë shpërthyer në dyert e kuesturës italiane të Pesaros. Të mbledhur para ndërtesës ata kanë goditur edhe makinat e policisë duke shprehur zemërimin për vrasjen e adoleshentit. Karabinierët janë detyruar që të përdorin forcën për të larguar prindërit, të afërmit dhe shokët e 17-vjeçarit që u vra nga të dy rinjtë shqiptarë dy ditë më parë.

“Ismaili i besonte Iglit dhe Marjos ne ate pike qe kur ata te dy e ftuan per te dale per tu lare ne lume, ai vajti pa problem”,- shkruajne mediat italiane.

11756444_10153408389342159_483157835_n

Xhelozia e Iglit ishte e pajustifikuar, sipas karabiniereve.

11749414_10153408389327159_628861889_n

Meqenese Ismaili ishte fizikisht me i forte se dy djemte e tjere, ata kane vendosur qe ta kapin ne befasi per ta vrare. I kane qelluar ne koke, e me pas ai ka rene pertoke. Me pas e kane lidhur me shirit ngjites dhe e kane masakruar me thike.

11749640_10153408389332159_999831349_n

Pas masakres, dy autoret kane shkuar per tu lare ne lume, sic edhe kishin planifikuar. Ne perpjekje per te fshehur gjurmet, kane marre me vete edhe nje kepuce te viktimes bashke me sendet e tjera te tij. E vetmja gje qe po i mungon hetimit eshte arma e krimit qe ende nuk po gjendet.

11759427_10153408389297159_1568337169_n

Ngjarja e rëndë që tronditi opinionin ndodhi në zonën e Pesaros në Itali. Adoleshenti ishte larguar prej së dielës, duke i dërguar nënës së tij një mesazh nga celulari, ku i tregonte se do të shkonte në Milano dhe mos ta kërkonte.

11758856_10153408389357159_161657500_n

Ndërsa familjarët ishin në ankth se nuk patën asnjë komunikim më me të, mbrëmjen e së hënës u zbulua ajo që nuk pritej. Shqiptari u gjet i pajetë, i lidhur këmbë e duar dhe me një plagë të thellë në qafë. 

shqiptari

Kufoma e tij u gjend të hënën në një kishë në lokalitetin e San Martinos, jo shumë larg nga Urbino, ku adoleshenti jetonte së bashku me të ëmën dhe motrën e vogël. Zbulimin makabër e ka bërë një kalimtar i rastit që më pas njoftoi policinë.

Pasi u arrit të bëhej identifikimi i viktimës, policia italiane nisi hetimet për rrethanat e krimit dhe zbulimin e autorëve. Zona ku ishte gjetur trupi i tij njihej si vend i frekuentuar kryesisht nga përdoruesit e drogës. 
shqiptari2

Policia italiane bllokoi celularin në pronësi të viktimës Ismael Luli. Në telefon është gjetur mesazhi i fundit që i kishte dërguar familjarëve: “Unë po iki në Milano. Mos më kërkoni”.

Dyshohet se mesazhi është shkruar nga autorët, për të shtyrë kërkimet për adoleshentin nga ana e familjarëve, në mënyrë që të kishin mundësi të humbnin gjurmët.

shqiptari3

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura