MASAKRA TEK SHKENCAT/ Italiani në gjykatë me bluzën e Napolit: Jam murator, kur isha minoren jamë dënuar për drogë, vjedhje e gjobvënie

May 30, 2015 | 17:00
SHPËRNDAJE

UPDATE/35-vjeçari italian i arrestuar si një ndër të akuzuarit për vrasjen e trefishtë në Bulavardin e Tiranës, kishte zgjedhur të dilte para Gjykatës së Krimeve të Rënda i veshur me kostum sportiv, me një bluzë të skuadrës së Napolit, që tregon pikërisht vendlindjen e tij.

Italiani sot ne sallen e gjyqit

Kur Gjyqtari i Krimeve të Rënda e pyeti Salvadore Letician për të shkuarën e tij ai pohoi se ka qenë i dënuar më herët kur ka qenë minoren për drogë, vjedhje, armë dhe gjobvënie.

Ndërsa pyetjes “Çfarë profesioni keni?”, Leticia iu përgjigj: “Jam murator”.

Gjykata e Krimeve të Rënda caktoi sot masën e sigurisë “Arrest me burg” për italianin Letizia, arrestuar pas masakrës te Fakulteti i Shkencave të Natyrës me 3 viktima. Pas tij, e njëjta masë sigurie është caktuar edhe për dy të arrestuarit e tjerë, nipat e Lufit. 

Italiani sot ne sallen e gjyqit
Sipas Prokurorisë “Ka prova që ngjarja e ka zanafillën me vrasjen e vëllait të Besnik Sulkut më herët në Hollandë dhe se vendin e ngjarjes janë gjetur 17 gëzhoja, si dhe janë  sekuestruar 3 pistoleta dhe një armë e mbështjellë  me një copë ku u gjet dhe fotografia e  Mentor Lufit”.

Prokuroria e Krimeve të Rënda dorëzoi dje në gjykatë kërkesën për caktimin e masës arrest me burg ndaj tre personave të akuzuar për përplasjen me armë të ndodhur të mërkurën e kësaj jave në bulevardin e Tiranës.

Seancat për caktimin e masave të sigurisë ka nisur me masen ne ngarkim te italianit. Prokuroria e krimeve të rënda ka firmosur kërkesën ‘arrest me burg” për shtetasit Markelian Doçi, e Klevis Doçi, të dy nipa të shtetasit Mentor Lufi.

Markeljan Doçi

 Masa arrest me burg është kërkuar edhe për shtetasin italian Salvatore Letizzia, për të cilin prokuroria thotë se ka shtënë me armë në vendin e ngjarjes pasi në duar e në rroba i janë gjetur faktorë plotësues të qitjes.

Po kështu pistoleta e përdorur prej tij e gjetur nga policia ishte me karrikator të boshatisur.

Paraprakisht bazuar në të dhënat e Policisë Shkencore është provuar se Markelian Doçi ka vrarë atentatorin Besnik Sulku.

Klevis Doçi, nipi tjetër i Mentor Lufit, ka goditur me makinë italianin Salvatore Letizzia dhe më pas ka tentuar të ndjekë atentatorin tjetër Sulku, të cilin në ndjekje e sipër e ka qëlluar me armë Markelian Doçi duke u marrë jetën.

Sipas prokurorisë, përplasja me armë ndodhi për hakmarrje, pasi Besnik Sulku ka dashur të vrasë Mentor Lufin në shenjë hakmarrje për ekzekutimin në Holandë të shtetasit Ilirjan Sulku, ngjarje kjo e ndodhur në 6 prill 2015.

Por teksa qëllonte me armë ndaj Mentor Lufit, Besnik Sulku është vrarë në vend nga nipat e objektivit të atentatit i cili ruhej prej muajsh nga shtetasi Markelian e Klevis Doci që pas atentatit me dy plumba ku mbeti i plagosur në datën 19 dhjetor 2014.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura