MASAKRA TE SHKENCAT/ Nipat e Lufit pranojnë krimit, Markeljani: Unë i vrava të dy, armët na i dha daja për ta mbrojtur

May 29, 2015 | 23:04
SHPËRNDAJE

Të dy nipat e Mentor Lufit, vëllezërit Markeljan dhe Klejvi Doçi, kanë pranuar krimin dhe kanë rrëfyer para oficerëve të Policisë dinamikën dhe motivin që ata dyshojnë për ngjarjen.

Klevis Doçi dhe Markeljan Doçi

“Panorama” duke zbardhur detaje nga dëshmia shkruan sot në momentin e parë të përballjes me Policinë, nipi i madh i Lufit, 23-vjeçari Markeljan Doçi, ka marrë përgjegjësi jo për një, por për dy vrasje, pasi mendonte se edhe autori tjetër që kishte përplasur me makinë, mund të kishte vdekur.

“Unë e vrava edhe atë, (ka drejtuar gishtin drejt trupit të pajetë të Besnik Sulkut), edhe këtë tjetrin që është poshtë makinës. Shikoni se duhet të jetë poshtë makinës sepse e përplasa. Më vranë xhaxhain. Të dy e qëlluan dhe unë u përgjigja për jetën e tij”, mësohet të ketë thënë Doçi në momentin kur është ndaluar nga Policia.

Ndërsa gjatë deklarimeve që ka dhënë në Polici, ai dhe vëllai i tij Klejvi, kanë pohuar se armët ua kishte dhënë Lufi, i cili i kishte siguruar se në rast se do ndodhte ndonjë situatë e tillë, do e mbante ai përgjegjësinë për gjithçka.

Gjithmonë në rast se ai do arrinte t’i mbijetonte ndonjë atentati, për të cilin duket se ishte i vetëdijshëm që do të ndodhte.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura