MASAKRA TE SHKENCAT/ Italiani ka ardhur 5 herë në Shqipëri, shpeshtoi vizitat pas vrasjes në Holandë

May 30, 2015 | 9:00
SHPËRNDAJE

Shtetasi italian Salvatore Letizia, 34 vjeç, i konsideruar si vrasës me pagesë dhe anëtar i klaneve mafioze në Itali, ka hyrë pesë herë në Shqipëri gjatë dy muajve të fundit.

Atentati ne Tirane, siper majtas italiani Letizia

“Panorama” shkruan se italiani i arrestuar për përplasjen me armë të së mërkurës mendohet se ka ardhur në Shqipëri disa herë dhe është takuar me shtetasin Besnik Sulku, teksa përgatisnin atentatin me armë ndaj shtetasit Mentor Lufi.

Prokuroria e Krimeve të Rënda, e cila po kryen hetime në lidhje me vrasjen e trefishtë në kryeqytet, pranë Fakultetit të Shkencave të Natyrës, ka thënë se shtetasi italian ka marrë pjesë aktivisht në atentatin e së mërkurës, duke qëlluar disa herë me armë zjarri.

HYRJE-DALJET E ITALIANIT
Tre ditë pas arrestimit të 34-vjeçarit nga Italian, mësohet se Prokuroria e Krimeve të Rënda ka zbardhur edhe hyrje-daljet e të dyshuarit si vrasës me pagesë. Nga verifikimet e kryera në sistemin TIMS rezulton se gjatë muajit prill, shtetasi italian ka hyrë në Shqipëri tri herë, në datat 9 prill, 17 prill dhe 30 prill.

Ndërkohë në muajin e fundit, shtetasi italian ka hyrë në Shqipëri në datat 15 maj dhe 27 maj, ditën kur edhe do të kryente atentatin përkrah Besnik Sulkut. Gjatë gjithë kohës së qëndrimit në Shqipëri, shtetasi italian mësohet se ka qëndruar në shoqërinë e Besnik Sulkut, ku mendohet se bashkërisht kanë planifikuar atentatin ndaj Mentor Lufit.

Një fakt interesant në lëvizjet e shtetasit italian është se ai ka nisur të vijë në Shqipëri pas datës 6 prill, kohë kur në Roterdam të Holandës, ndodhi vrasja me armë zjarri e emigrantit shqiptar Ilirjan Sulku.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura