Masakra, “shënjestra e atentatit” në varrimin e xhaxhait dhe djalit të hallës (FOTO)

Feb 5, 2016 | 9:46
SHPËRNDAJE

Familjarët e fisit Çapja kanë përcjellë sot për në banesën e fundit dy të afërmit e tyre që u ekzekutuan mbrëmjen e të mërkurës në Krastë. Agron Çapja, 50 vjeç, dhe nipi i tij Ardit Sinakolli, 27 vjeç, të dy banues në Elbasan, ishin viktima të sulmit me armë nga katër persona ende në kërkim nga policia. Viktima e tretë, Eno Bedalli, 37 vjeç, u varros në varrezat e qytetit mesditën e sotme.

ceremonia2
Vargu i njerëzve që marrnin pjesë në një ceremoni solemne

Nga fotot e siguruara nga “Panorama”, shihet kortezhi i makinave që kanë përcjellë sot trupat e viktimave për në varrezat e qytetit. Në rrugë shihet edhe prania e makinave të policisë, pasi që prej orës 20:30 të së mërkurës kur ndodhi ngjarje, Elbasani ndodhet në shtetrrethim për shkak të ndjeshmërisë së lartë që ka ngjarja.

ceremonia

 

Në ceremoninë e dhënies së lamtumirës për Agron Çapjen dhe Ardit Sinakolin ishte i pranishëm dhe Florenc Çapja, që mendohet se ishte shënjestra kryesore e atentatit të së mërkurës. 35-vjeçari  edhe pse mbeti i plagosur nuk ka munguar në përcjelljen për në banesën e fundit të xhaxhait të tij dhe djalin e hallës. Në atentat mbeti i plagosur dhe babai i Florencit, Fejzullah Çapja.

badelli2 badelli

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura